Përplasi për vdekje të moshuarin në Fushë-Krujë, arrestohet shoferi

327
Sigal

Një aksident me vdekje është regjistruar dje në Tapizë të Fushë-Krujës, ku për pasojë humbi jetën një 74-vjeçar.

Burime nga policia bënë me dije se lidhur me ngjarjen u arrestua drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari me inicialet M.A., banues në Fushë-Krujë, i cili teksa drejtonte mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.