Luan Shmilli/ A si e la Sali Berisha Shqipërinë

595
Sigal

Dihet pretendimi absurd i Berishës për të fituar votat që nuk i fitoi: Shqipëria e dyta pas Gjermanisë! Po si qëndron e vërteta? Ja raporti i VvORD Economic Forum që në Davos, Zvicër çdo vit zhvillon takimin e tij ekonomik, ku dhe Berisha dikur ka qenë pjesëmarrës i ftuar në emër të Shqipërisë. Ndërmjet 140 vendeve të botës, për vitin 2013, Shqipëria renditet në vendin e 95, nga vendi 85 që ka patur në vitin 2012. Pra, Berisha për një vit qeverisje e ka çuar Shqipërinë 10 shkallë humbje më poshtë. Vendi 95 që mbajmë, sipas “The Global Competitivenss”, vjen pasi na kanë lënë pas vende si Xhamajka (v.94) Zambia (v.93), Trinidat Tagoro (v.92) dhe pas nesh vijnë vendet Kenia (v.96) El Salvador (v.97), Bolivia (v.98), Nikaragua (v.99) Si shihet tashmë Shqipëria, me “pikiatën” rrëshqitëse që mori nga Berisha, ndodhet mes vendeve të njohura për varfëri e mizerje sociale, por që kanë bërë progres ngjitje. A ka justifikim ky klasifikim vërtet skandaloz? A mundet Rilindja ta përmirësojë ndjeshëm këtë rënie? Vështirë! Vështirë, pasi partitë politike në Shqipëri nuk sulmojnë e nxjerrin vendin nga prapambetja, por sulmojnë njëra-tjetrën vetëm për pushtet! A ka shpresë? Sigurisht, ajo qëndron tashmë në dorë të vet qytetarëve që tu largohen partive politike dhe të gjejnë vetveten në “LËVIZJEN SHQIPTARE 5 YJET”, e cila ka primarë punën dhe rritjen e nivelit ekonomik të çdo qytetari. Bashkohu me ne! Nuk kemi kryetare, sekretare, njësha të bandave partiake! NJËSH je ti vet! TI, propozo dhe voto me mijërat njësha të tjerë për më të mirën!

Ne, garantojmë veprimin tënd të mirë dhe premtojmë se nëse nuk kapim dot dhjetë vendet më të përparuara, e që janë klasifikuar si me poshtë:

1-Zvicra

2-Finlanda

3-Gjermania

4-Suedia

5-Holanda

6-Britania e Madhe

7-Norvegjia

8-Danimarka

9-Austria

10-Belgjika

Të gjitha vende të njohura perëndimore! Ne…arsyetoni vet dhe kuptoni çdo të thotë të rikthehesh tek Berisha, Basha, por dhe të besosh tek Rama… Vështirë! Tepër vështirë!

Por, ne mundemi! Afrohu, bashkohu me ne! Ne jemi vetja jote!