Blerina BRAHO/Nuk do të ketë koalicion parazgjedhor midis LSI-së dhe PS-së

82

Takimi i para dy ditëve mes Metës dhe Berishës u konsiderua si fundi i marrëveshjes së 2009-s. Në aspektin e një marrëveshjeje xhentëlmenësh të dy liderët e PD-së dhe LSI-së duket se e mbajtën fjalën. Madje, Meta para largimit i bëri edhe shërbimin e fundit Berishës  apo Ramës, të parin duke u bërë ndërmjetës për miratimin e tre ligjeve që mbajtën jashtë dyerve të Europës Shqipërinë.  Por nuk përjashtohet mundësia që një koalicion i djathtë mund të vazhdojë qeverisje dhe ligjet e shumëpritura për në Europë do jenë të miratuar për të pasur një rrugë të hapur pas 23 Qershorit. Por ky largim apo ky takim lamtumire u bë pikërisht disa orë përpara se Rama të dilte dhe të deklaronte se, do i dërgojmë brenda 24 orëve ftesën për negociata dhe bashkëpunim LSI-së së Ilir Metës. Sigurisht që, kjo ftesë pati edhe një gurgullimë, e cila përfshiu mbarë të elektoratin socialist, i cili pas deklaratës së Ramës është detyruar të lëpijë atë që ka përfolur për tetë vjet rresht. Ndërkohë që, ftesa e Ramës është drejtuar në adresë të LSI-së, ende nuk ka ndonjë reagim nga Ilir Meta. Por ajo që e vështirëson së tepërmi dhe që e bënë të pamundur një marrëveshje mes Ramës dhe Metës është fakti që të dy personazhet nuk besojnë tek njëri -tjetri. Kjo pasi, premtimet e pambajtura  në marrëveshjet e mëparshme, por edhe goditjet vdekjeprurëse që i bënë njëri-tjetrit para dhe pas 21 Janarit nuk mund të harrohen kollaj. Përveç kësaj Meta e mbajti Ramën në politikë me mbështetjen në zgjedhjet e 2007-s. Ndërsa ky i fundit, nuk i dha as Nënkryetarin e Bashkisë që i kishte premtuar. Në fund të fundit, nga dy nënkryetarë se u bënë tre, ç’do e gjente Ramën. Po ata nuk i hapën rrugë sepse më shumë se vazhdimësia u interesonte goditja e kundërshtarit dhe lënia e tij pa pushtet dhe njerëz të punësuar. Ndërsa sot, Rama ka frikë nga Meta, sepse e di mirë potencialin dhe fuqinë e pashtershme të Ilir Metës në administratë dhe se një Ilir i fortë ja merë shumë kollaj edhe partinë Ramës. Meta do kërkojë Kryeministrin, të cilin Rama nuk ja jep. Meta do i kërkojë jo më pak se 10 deputetë, sepse aq i takojnë në bazë të votave. Rama përsëri nuk do t’ja japë, megjithëse, vetë është shkaktar i atij ligji që e detyroi Ilir Metën të futet në grevë urie në Parlament. Në këto kushte, Meta nuk ka se çfarë të bëjë tek Rama përveçse të kthehet në gomone shpëtimi për PS-në dhe Ramën, i cili pa LSI-në i ka 100% të humbura zgjedhjet. Nëse Rama do i ofronte 3 ministri apo Kuvendin Metës, këtij të fundit nuk ka çfarë t’i duhet, sepse ai nuk do të punësojë 10 veta, por i duhet elektorati i tij besnikë dhe tradicional, të cilin me Berishën e ka në masën 20%. Në këto kushte, Meta hedh poshtë edhe alibinë e fundit të disa ekstremistëve të majtë, të cilët për tetë vjet rresht kanë deklaruar se, Meta e ka vendin tek e majta. Në këto kushte, marrëveshja para zgjedhjeve duket e pamundur, pasi Meta e di mirë faktin se po u bë urë, për të kaluar Rama lumin për herë të dytë, kur Rama të vijë në pushtet, të parin që do të shkatërrojë është Meta dhe jo Berisha. Ndaj LSI-ja nuk mund të bëjë gabimin e zgjedhjeve lokale të 2007-s dhe se Ilir Meta tashmë ecën sipas fjalës së urtë “Më bëj edhe një herë nuse se di unë si nusëroj” .