Bardhyl Berberi: Të mençurit, jo jashtë listave për deputetë

566
Nëse të mençurit, ngelen jashtë listave të deputetëve e keqja do të na mbytë…

Në pamje të parë duket sheshit që njerëzit janë të përqendruar në kënaqësinë e çastit dhe dëshirën për të jetuar të sotmen, pa kuptuar vlerën e të ardhmes dhe veprimet e tyre individuale të cilët duhet të vendosin gurë qoshelinj në ngritjen e një ngrehine të përbashkët sa më të fortë me mure të qëndrueshëm. Por çfarë po ndodh këto ditë që partitë po hartojnë listat e deputetëve …Ka shumë deputetë të vjetër që ngjajnë me kuaj të ngordhur dhe një armatë tjetër me dështakë .Gjatë bisedave apo komunikimeve me njerëz, dëgjon shpesh për korrupsion se x person pagoi kaq euro tek një zyrtar për të kapur një vend punë. Politikani i vjetër i PS, Pandeli Majko para pak kohësh e ngriti zërin duke thënë, si ka mundësi që në administratën publike nëpër vende kyçe punojnë studentë me mesatare me notën 6. – Dakord, zoti Majko, ky takim dështakësh me nota minimale ekziston por ka dhe një takim tjetër drejtuesish institucionesh që janë me diploma të blera. Secila ministri përkatëse le të kryejë një kontroll duke filluar që nga arsimi apo shëndetësia dhe institucione të tjera dhe të kontrollojë diplomat . Çuditërisht partitë politike zgjedhin kryesisht mediokrit për kandidat për deputet… Apo ka raste të shumta që vendosen në një vend të mirë pune edhe pse nuk mund të ketë asnjë vlerë por se kanë vetëm një teserë partie .Me keqardhje shikon që shumë intelektualë të shquar janë papunë ose një takëm prej tyre nën urdhrat e këtyre dështakëve. Çuditërisht njerëzit luftojnë për të mbrojtur sende apo vlera të dukshme, siç janë vlerat material dhe pasuria. Siç vjen fjala, nëse i humbet ndonjë send, atëherë e bën rrëmujë vendin për ta gjetur. Ndërsa kur bie fjala për atributet siç janë të drejtat dhe liria e tyre heshtin nuk ju ndjehet zëri apo nuk reagojnë fare. Kjo ndodh pasi liria apo e drejta janë diçka abstrakte, diçka që nuk e dimë si t a zotërojmë, diçka që nuk ia njehim vlerën. Prandaj, mosnjohja e vlerës intelektuale sjell dështim, servilizëm, robërim e gjithçka tjetër që rrjedhin prej tyre. Por e drejtë e garantuar kushtetuese e njerëzve, është arma themelore apo bazë e përcaktimit të fatit dhe të ardhmes së njerëzve të thjeshtë. Mosnjohja e këtyre vlerave nga një takëm drejtuesish që kanë në dorë intelektualin e shquar , në përcaktimin e fatit dhe të ardhmes së tij nga një takëm drejtuesish të korruptuar apo nepotikë që ju duket vetja të gjithë pushtetshëm. Padyshim se këto mënyra dhe forma të administratës së lartë është treguesi më se i qartë, se çfarë pjekurie politike kemi arritur dhe struktura përfaqësimi kemi zgjedhur, dhe çfarë forcash politike na prijë drejt një të ardhme më të mirë. Nëse do të lexosh me kujdes çfarë programesh kanë partitë politike, me siguri se do të zhgënjeheshim nga objektivat që ato venë në fushatë dhe si I realizojnë ato në ato objektiva në realitet dhe po t`ju bësh bilancin n ë fund të mandatit do të zhgënjehesh tërësisht. Kjo shtresë drejtuesish të paaftë që i sjellin nëpër karriget e drejtuesit e partitë të tyre politike e kanë vënë përfund shoqërinë shqiptare ,duke mbjellë dyshime serioze mbi moralin dhe nderin ,talentin, dijet, vlerat dhe anti vlerat. Sot po t ë jesh i kulturuar me intelekt dhe të mos jesh inkuadruar në një parti politike, je i përjashtuar, as do t’ia dijë njeri se kush je ti ,edhe pse mund të kesh mbaruar Oksfordin apo universitetet më të famshëm të botës…Për rrjedhojë ,ne kemi me se “mburremi”, pasi jemi vendi i parë në botë për numër popullsie në numrin e pub-eve, diskove, lokaleve e kazinove apo basteve sportive më shumë, se sa shkolla e kopshte. Kemi arritur në një pikë të nxehtë sa, nëse njerëzit e mirë dhe të mençur do të heshtin dhe do të mbahen larg parlamentit dhe institucioneve të rëndësishme, e keqja do të na mbytë!
Sigal