Avokati Altin Goxhaj / BB-ja ushtron presion qeverisë për të favorizuar CEZ-in

568
Sigal

ZMK demonstron fakte për mashtrimin e BB-së për të mbrojtur vjedhjet e CEZ-it

Para pak ditësh ZMK-ja  i kërkoi Bankës Botërore sqarime se pse sabotoi shërbimin e mbrojtjes ligjore të konsumatorëve nga CEZ në kuadër të 2,1 milionë dollarë që ofroi qeveria spanjolle për këtë qëllim. Banka Botërore siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm MASHTROI duke deklaruar se s’ka pas asnjë projekt të tillë. Sot do të publikojmë të dhënat se si u abuzuan 2.1 milionë dollarë të dhëna nga qeveria spanjolle për mbrojtjen e  konsumatorëve shqiptarë nga pasojat e privatizimit të CEZ dhe se si këto u përdorën për ta rënduar edhe më shumë gjendjen e konsumatorëve shqiptarë. Kjo është vetëm 1% a abuzimeve të Bankës Botërore në Shqipëri në dëm të konsumatorëve shqiptarë. I gjithë sistemi i mbikëqyrjes së tregut në energji, ujësjellës-kanalizime, sistemin bankar dhe tregun e sigurimeve, inspektimi dhe metrologjia, kontrolli i karburanteve dhe vetë tregu i gazit është i sabotuar në mënyrë sistematike prej 7 vjetësh nga “EKSPERTIZA” e Bankës Botërore pranë Shtetit Shqiptar. Vetë privatizimi i CEZ është realizuar 100% nga Banka Botërore përfshirë që nga termat e privatizimit, gjetja e vetë kompanisë fituese, vlerësimi i ulët i OSSH, garancia absurde prej 60 milionë Euro për CEZ, vetëmbrojtja abuzive prej 4 vjetësh e CEZ, ndërhyrja dhe presionet ndaj institucioneve shqiptare për të favorizuar CEZ nëpërmjet rritjes absurde të çmimit dhe tolerimit të mosinvestimeve nga CEZ dhe deri të shkatërrimi i legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorëve nga CEZ. Kjo është Banka Botërore, një korporatë, e cila ka një axhendë kundër konsumatorëve shqiptarë. Këtë axhendë do të denoncojë ZMK-ja këtë javë në nivel ndërkombëtar përfshirë qeverinë spanjolle, Parlamentin Europian, BEUC, International Consumer, UN në N.Y. (jo këta këtu se këta janë thjesht klientë të WB dhe kanë marrë hisen e tyre nga abuzimi i konsumatorëve)…P.S. Banka Botërore ka kapur edhe pozitën dhe opozitën, bile edhe median. A e keni parë këto ditë se si është bojkotuar rregullisht nga shumë televizione reagimi i ZMK-së ndaj Bankës Botërore dhe ndaj CEZ? A e dini se Instituti i Remzi Lanit (Kryetar i Bordit të SOROS) është një ndër instrumentet bazë të kontrollit të medias nga Banka Botërore? A e dini që shefja e Bankës Botërore për shoqërinë civile dhe median është gruaja e ish-Drejtorit të SOROS Çapajev Gjokutaj? Përfundimet nxirrini vetë.