Av. Emin Subashi: Pensionistët, të persekutuarit e tranzicionit

555
Shtresa më e persekutuar sociale janë pensionistët. Për këtë kategori sociale nuk interesohet askush, as shoqëria civile, dhe aq më keq edhe shoqata e pensionistëve që me demek e ka detyrë, për të mbrojtur pensionistët, nuk e ngrenë zërin se ç’duhet të bëjë qeveria për pensionistët, për t’ua lehtësuar sa më shumë vuajtjen e moshës. Vështirësitë e përditshme të jetës së varfër sociale.

Kemi 26 vite në demokraci, shumë pak më mirë më thënë hiç gjë është bërë për përmirësimin e pensioneve edhe pse është folur nga qeveritë e majtë e të djathtë ardhur në pushtet, me votat e pensionisteve të cilët nuk janë të pakët në numër.

Rritja e indeksit të pensionit në masën 3% nuk është ndonjë rritje që ka impakt në përmirësimin e kushteve të jetesës së pensionistëve. Vërtet që Shqipëria është e vendi më i varfër në Evropë, por të mos harrojmë se ka mjaft, politikanë, biznesmenë, gjyqtarë, prokurorë, pronarë të medieve dhe drejtues të administratës shtetërore që janë super milioner dhe nuk justifikojnë prejardhjen e kësaj pasurie, vënë në rrugë të kundërligjshëm, ndërsa pensionistët bëjnë llogarinë e xhepit, e pinë apo nuk e pinë dot një kafe të mëngjesit!
Sigal