Gëzim Llojdia: 1980 – Vizita e një grupi të rinjsh nga Kosova në Shqipëri

36
Sigal

1.

/Telegraf.al/ Sami Arifi një studiues i njohur që jeton në Gjermani me origjinë nga Viti, fshati Sllatinë Kosovë ka sjellë një përshkrim të një udhëtimi që të rinjtë e Kosovës kanë realizuar në Shqipëri. Ishin vitet 1980. Kosova e prerë nga trungu mëmë prej fuqive të mëdha ishte nën sundimin serb, në kohën e sundimit të socializmit në Republikën Federale Jugosllave.

2.

Në këtë foto shikohen grupi i të rinjve nga Kosova që vizituan Shqipërinë në vitin 1980. Krahas emrave shtohen edhe fshati dhe komuna nga kanë qenë të rinjtë kosovarë. Fotografuar në vitin 1980 në Shqipëri. Nga e majta në të djathtë janë: Fehmi Zeqiri (Viti- fsh. Goshicë), Xhemajl Arapi (Viti- fsh. Sllatinë), Jakup Jahiri (Viti- fsh. Sadovinë), Famzë Morina (Klinë), Fatmir Çerkini (Ferizaj- fsh. Zaskok), Nexhmedin Arifi (Viti- fsh. Sllatinë), Shyqyri Gjinolli (Viti- fsh. Sllatinë), Sami Arifi (Viti- fsh. Sllatinë), Sabit Halimi (Viti- fsh. Gjylekar-Skifteraj), Fatmire Isufi (Ferizaj- fsh. Lloshkobarë), Nurije Çerkini (Ferizaj- fsh. Bibaj), Hajdini Krasniqi (Therandë), Rrahim Rrahimi (Viti- fsh. Buzovik-Ramnishtë), Hajriz Mjaku (Viti- fsh. Sllatinë), Misrete Pira (Viti- fsh. Pozheran), Zejnepe Sejdiu (Ferizaj- fsh. Doganaj), Mehmet Zuka (Viti- fsh. Pozheran), Fehmi Neziri (Viti- fsh. Sllatinë), Hysen Mehmeti (Viti- fsh. Remnik), Safet Sopi (Ferizaj-Lipjan), Zeqir Sadiku (Viti- fsh. Skifteraj-Gjylekar), Ferinaze Isufi (Ferizaj- fsh. Lloshkobarë), Hasan Rexhepi (Viti- fsh. Tërpezë), Tahir Lubishtani (Viti- fsh. Sllatinë), Hysen Demelezi (Viti- fsh. Sllatinë) Ismajl Bekteshi (Viti- fsh. Smirë), Hamit Salihu (Viti- fsh. Smirë) mungon në këtë foto.

3.

 Shkruan: Sami Arifi: “Në vitin 1980, ne ishim grupi i tretë, me shumicë kryesisht nga komuna e Vitisë, prej Kosovës që në mënyrë të organizuar, përkundër vështirësive të mëdha nga shteti serbo-sllav shprehëm dëshirën të vemë kontakte me shtetin amë, Shqipërinë. Grupin e parë për ta vizituar Shqipërinë e kishte organizuar veprimtari i mirëfilltë Gani Krasniqi nga komuna e Malishevës me përgatitje profesionale economist. Me këtë grup në organizim ishte edhe Arif Kabashi nga Komuna e Rahovecit fshati Çifllak, i cili me përgatitje profesionale ishte historian, ndërsa grupin e dytë të vizitorëve nga Kosova për në Shqipëri e kishte organizuar Hamdi Berisha nga Malisheva me profesion profesor i gjuhës shqipe, tashmë dëshmor i kombit, ku, në këtë vizitë me grupin e dytë ishin edhe dy sllatinasë nga komuna e Vitisë: Muhabi Neziri dhe Fahrush Mjaku. Për t‘u organizuar shkuarja e grupit të tretë në Shqipëri u vumë në kontakt përmes Muhabiut, Nexhmedin Arifi, Shyqeri Gjinolli dhe Sami Arifi, me Arif Kabashin dhe Hamdi Berishën.

4.

Udhëtimin, për të vënë në kontakt me Ambasadën shqiptare e bëri Hamdi Berisha me Nexhmedin Arifin, për në Beograd, meqë Hamdiut i kishte rënë shpesh të ishte në Ambasadën e Shqipërisë, për shkaqe të sigurisë, për t‘u mos hetuar nga sigurimi shtetëror serbo-jugosllav, i kishte propozuar Nexmedinit të hynte vetë brenda në Ambasadë, kurse Hamdiu ta pres Nexhmedinin në një vend të caktuar në Beograd. Ashtu kishte ndodhur, bisedat kryesisht ishin bërë përmes personit autorizuar të Ambasadës shqiptare me Nexhmedinin për verifikim të personave të grupit nga Kosova si dhe rreth çështjes së organizimit të shkuarjes në Shqipëri, për këto procedura brenda një kohe të shkurtër do të merrej përgjigjja nga shteti shqiptar. Kontaktin tjetër me Ambasadën shqiptare e bënë Jakup Jahiri dhe Xhemajl Arapi, të cilët siguruan grumbullimin e mjeteve financiare dhe kryerjen e punëve administrative në Ambasadën shqiptare në Beograd. Lidhjen e kontakteve me ca intelektualë kryesisht të komunës së Vitisë e kishin bërë dy vitiastë që më parë kishin vizituar Shqipërinë, Muhabi Neziri dhe Fahrush Mjaku së bashku me Xhemajl Arapin, këta kishin vu kontakte me Jakup Jahirin nga Sadovina e Jerlive me propozimin e Fehmi Nezirit. Jakup Jahiri merr përsipër që ta ndihmojë këtë lëvizje.

4.

…Grupi ishte i përbërë nga studentë dhe profesorë. Ishin mjaft aktiv ca profesorë të shkollës, ata e gjetën vehten në këtë lëvizje të shkollës së Gjimnazit atëherë të quajtur „Boro dhe Ramizi“ tashmë „Kuvendi i Lezhës“ në Viti, profesorët ishin të brymosur me frymëzim kombëtar, ndër ta ishin: Jakup Jahiri, Hajriz Mjaku, Hamit Salihu, Nexhmedin Arifi, Zeqir Sadiku, Fehmi Zeqiri dhe Sabit Halimi. Organizator i grupit në Shqipëri ishte zgjedhur Xhemajl Arapi, shkruan studiuesi Sami Arifi.