Sigal

Prof. Zamira Çavo: Frank Shkreli është analist i shkëlqyer, është gazetar dhe opinionist shumë i mirë dhe, falë botimeve të tij, të cilat nisën të botoheshin rregullisht, ai u rrit edhe vetë. Të lexosh Frank Shkrelin do të thotë të kuptosh në radhë të parë që pluralizmi politik në Shqipëri nuk i shërbeu demokracisë, por i shërbeu krijimit të klaneve, dhe nuk i shërbeu bashkimit të shqiptarëve, por i shërbeu ndarjes së tyre. Të lexosh Frank Shkrelin do të thotë të kuptosh që, demokracia përfaqësuese ka nevojë të nxjerrë në parlament njerëz me integritet, të cilët pasi të ulen atje të kuptojnë që interesat e tyre personale dhe ato partiake t’i lënë pas krahëve.

Shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafai: Gjuha e Frank Shkrelit është shumë më e pastër nga fjalët e huaja sesa e gazetarëve që kanë lindur në Shqipëri që janë shkolluar në Shqipëri që ushtrojnë veprimtarinë e tyre profesionale në Shqipëri, çka është një kontribut shumë i rëndësishëm dhe një shembull për të gjithë.