Sigal

Nga  forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, me objektiv rritjen  e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, kanë vijuar kontrollet, ku si rezultat i tyre, u arrestua në flagrancë shtetasi :

– Ervin Nika, 30 vjeç, banues në Lezhë

Në automjetin e tij, poshtë sendiles së shoferit, iu gjet një armë zjarri tip pistoletë TT,  me një krehër me 6 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.