Sigal

Studentët në të gjithë fakultet e Universitetit të Tiranës, kanë bojkotuar sot mësimin dhe janë ngujuar nëpër auditore duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Po ashtu dhe në fakultet e tjera ka pasur protestë ku grupe studentësh kanë vepruar si ditët e tjera duke nxjerrë karriget dhe tavolinat në korridor dhe kanë bërë thirrje për bojkot.

Ndërkohë Lëvizja për Universitein ka shpërndarë një postim ku thekson se pushteti ka ndërprerë energjinë elektrike te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës e Urbanistikës.

Në dëshpërim e sipër, pasi i kanë dështuar të gjitha përpjekjet për të ndalur rezistencën studentore, pushteti ka ndërprerë energjinë elektrike te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës e Urbanistikës. Nuk e kuptojnë të mjerët se tashmë nuk ka asgjë që e ndal rezistencën veç plotësimit të kërkesave dhe rrëzimit të ligjit klientelist. Qëndresa e studentëve është sot shpresa dhe drita për gjithë shoqërinë.”- shkruan Lëvizja për Universitetin.