Sigal

Maradona ka lënë spitalin të dielën pas një operacioni të suksesshëm në stomak.

Legjenda e futbollit u diagnostikua më parë këtë muaj me gjakderdhje të brendshme të shkaktuar nga një hernie dhe iu nënshtrua një operacioni të shtunën në një spital në periferi të Buenos Aires.

“Diego Maradona doli nga spitali dhe po shkon në shtëpi për të vazhduar rikuperimin e tij,”-tha avokati i trajnerit, Matias Morla në Twitter.

Maradona u sëmur fillimisht në Kupën e Botës 2018 në Rusi ndërsa shikonte ndeshjen Argjentinë-Nigeri. Pastaj u diagnostikua me gjakderdhje në stomak gjatë një kontrolli mjekësor rutinë.