Kodi Gakpo hyn në historinë e Botërorit, bëhet lojtari i parë i Holandës që…

58
Sigal

Nëse Holanda ka siguruar fazën me eliminim direkt të Botërorit 2022. Një meritë shumë të madhe ka Kodi Gakpo. Sulmuesi i PSV-së është bërë protagonisti absolut i “tulipanëve” duke shënuar në çdo ndeshje për të shtyrë ekipin e tij drejt fazës tjetër.

Duke shënuar ndaj Senegalit, Ekuadorit e së fundmi ndaj Katarit, Gakpo e ka mbyllur fazën në grupe duke shënuar në secilën nga të tre sfidat. Ndonëse Holanda është shquar në vite për sulmues të mëdhenj, është pikërisht Gakpo ai që bëhet i pari në histori që shënon në secilën ndeshje të fazës së grupeve për këtë përfaqësuese.

Një gjë e tillë në fakt nuk ndodhtë në Botërorë që nga viti 2014, kur Mesi dhe Hames Rodriguez shënonin në secilën prej ndeshjeve të grupeve që luajtën përfaqësueset e tyre.