Sigal

Ilir Meta:

Përkujtimi i 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit është një ngjarje që na fton të gjithëve, jo vetëm të kujtojmë këtë figurë epokale por edhe të reflektojmë për të ardhmen, veçanërisht për realizimin e ëndrrës së tij: Shqipëria si gjithë Europa!
Gjurmët që la Azemi në historinë e kombit, me kurajon, guximin e veprën e tij janë të përjetshme.
Shembulli i tij uroj të gjenerojë një angazhim më të madh tek rinia e sotme, që me shpirtin e lirë, energjinë e kurajon e saj, të udhëheqë proceset për europianizimin e plotë të vendit.
Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.
Demokracia kërkon guxim për t’u fituar dhe guxim për t’u mbrojtur çdo ditë nga autoritarizmi.

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta