Shpalleni Gjermaninë partnere strategjike…!

569
Sigal

Nga Kastriot Islami

Prej shumë  kohësh dhe veçanërisht gjatë këtyre javëve e muajve qytetarët shqiptarë kanë “treguar” se e vlerësojnë Gjermaninë si një partnere të rëndëisishme strategjike, në të gjithë aspektet.

Në protestën e fundit të opozitës shqiptare, krahas flamujve shqiptarë Kuq e Zi, dhe atyre të BE e të SHBA, qytetarët shqiptarë kanë mbajtuar në duar dhe kanë valvitur shumë flamuj gjermanë. Si asnjëherë tjetër në këto 28 vjet demokraci….

Domethënia ishte evidente. Vlerësim, besim e shpresë…

Çfarë deklaronin dhe kërkonin qytetarët në protestë?

Së pari, shumë prej tyre shpreheshin se ata vlerësonin qëndrimet realiste të qeverisë gjermane, që nga 1991 e deri më sot, dhe se ata kishin shumë besim se Gjermania do të japë ndihmesën e saj shumë të çmuar për ta nxjerrë vendin nga humnera ku e ka zhytur aktualisht qeverisja Rama.

Së dyti, qytetarët shqiptarë kishin dëshirë ti dërgonin mesazhin qeverisë dhe popullit gjerman se ata nëshumicë dhe në mënyrë modeste s’do të lejonin që të nëpërkëmbeshin kontributi dhe angazhimi 28 vjeçar gjerman për shqiptarët siç kishte vepruar kohët e fundit Rama për interesat e tij për pushtet personal duke arritur ti ngulë thikën pas shpine Gjermanisë dhe kancelares gjermane Merkel.

Sëtreti, qytetarët shqiptarë shprehnin bindjen e tyre të palëkundur se institucionet gjermane kanë qënë gjatë të gjithë kohës aktive në luftën kundër trafiqeve të drogës në Shqipëri dhe besonin se të gjithë informacionet e zotëruara aktualisht prej tyre për implikimin e zyrtarëve të nivelit shumë të lartë të qeverisë Rama në trafiqet e drogave të forta do të viheshin në dispozicion të drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar dhe shkatërruar lidhjet mes krimit e trafiqeve nga njëra anë dhe qeverisë Rama nga ana tjetër…

Së katërti, qytetarët shqiptarë mbështesnin të gjithë deputetët gjermanë që sipas tyre I kanë hequr maskën dhe kanë demaskuar raportet fake e të sheqerosura të Brukselit, të përgatitura nën drejtimin e  Mogherinit dhe të promovuara me tamtamenga Hahn e Fleckenstein për “arritjet imagjinare” të qeverisë Rama duke zbuluar të vërtetën që qytetarët e varfër dhe të nënshtruar shqiptarë përjetojnë çdo ditë nga zullumet e qeverisjes Rama.

Së pesti, qytetarët shqiptarë shpreheshin besimplotë se lokomotiva gjermane nuk do të lejojnte në asnjë rast që besimi I të rinjve shqiptarë, I formuluar në slloganin “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa..” të nëpërkëmbej. Se angazhimi 28 vjeçar gjerman nuk do të lejonte që sakrificat e të rinjve shqiptarë në1991 për vendosjen e pluralizmit në Shqipëri të hidheshin në erë dhe Shqipëria të rikthehej në monizëm.

Së gjashti, qytetarët shqiptarë, të gjithë pa përjashtim përshëndesnin qëndrimet e qeverisë gjermane dhe mbështesnin plotësisht qëndrimet aktive e kontribuese të kancelares Merkel për ti dhënë përgjigjen e emerituar lojrave mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiç për copëtimin e Kosovës dhe hedhjes në erë të stabilitetit e sigurisë në Ballkan, duke prononcuar qartë e prerë “vijën e kuqe” të mos ndryshimit të kufijve në Ballkan…

Së fundmi, qytetarët shqiptarë dëshëronin përmes këtij veprimi simbolik ti dërgonin një mesazh politikës shqiptare, veçanërisht IlirMetës, LulzimBashës, Monika Kryemadhit, se duhet urgjentisht dhe pa asnjë vonesë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta deklaruar Gjermaninë si partneren europiane strategjike të Shqipërisë; të paktën opozita duhet ta ketë prioritet këtë qëndrim të politikës së saj të jashtme në programin që po harton për qeverisjen e ardhshme.