Koment drejtuar publikut shqiptar. Për dijeni: zotit Llesh Buongiorno

133

Nga Ylli Dylgjeri

Koment
Drejtuar: Publikut shqiptar
Per dijeni: zotit Llesh Bungiorno

Zyra e EUROPOL- it e hapur sot ne Tirane, prane DP te Policise se Shtetit nuk është nje risi, e aq më shumë integrim “de facto” në BE – siç u ngut ta prezantonte 
Ministri i Brendshem Lleshaj(ose Llesh Buongiorno)
Zyra te tilla policore, per shkembim informacionin policor dhe veprimeve te perbashketa operacionale hapen kudo ku statistikat e krimit dhe problematikat e rendit dhe qetesise jane ne kuota te larta. Hapen aty ku krimi eshte ulur kembekryq, hapen aty ku rendi dhe qetesia jane vene ne pikepyetje. Hapen aty ku besimi dhe siguria kane pesuar tronditje te thella(Rap. DASh -it). Hapen aty ku kriza eshte prezente.
Nje fakt tjeter i kesa krize eshte edhe ardhja e instalimi i policise kufitare eruropiani ne vendkalimet tona kufitare apo edhe i strukturave te tjera policiore qe operojne sot ne Shqiperi.
Historiku i bashkepunimit policor ne vite, njeh edhe raste te tjera kur policia europiane ka hapur zyra apo qendra bashkepunimi ne Shqiperi. E tille Zyre në minjature, me perfaqesues te policive te vendeve europiane si gjermania, italia e greqia u hap ne Vlore ne vitin 2002- 2003. Pra, rreth 15 vite te shkuara.
Zyra policore qe u hap ne Vlore, ne vilen e pushimit te ish diktatorit Hoxha si fillim ishte mjaft premtuese . Ishte koha kur trafiqet e kanabisit, te qenie e njerzore dhe prostitucionit kishin marre permasa. Marreveshja e tre ministrave te brendshem te shteteve te mesiperme mundesoi hapjen e kesaj zyre operacionale. Por…fatkeqesisht ,
Zyra nuk e arriti qellimin per te cilen u hap. Vendet pjesmarrese nuk e mundesuan shkembimin e informacionit, per disa arsye, por edhe te mungeses
se konfidencialitetit dhe besimit me policine shqiptare.
Ne viziten e Tij ne Qendren e Antitrafikut ne Vlore, Ministri i Brendshem gjerman Otto Schyli, do te deklaronte 6 muaj pas hapjes se saj se: “nuk ka para te teperta taksapaguesi gjerman per te paguar nje oficer policie qe rri tere diten me sy nga qielli duke bere banjo dielli ne plazhin e Vlores”.
Esperienca e fituar nga deshtimi i Qendres Antitrafik
ne Vlore duhet te mbahet ne konsiderate edhe per iniciativa te tjera te bashkepunimit policore. Aq me shume kur aktoret bashkepunues ishin protokolle te Ministrave te Brendshem te vende me peshe ne Europe…Skepticimi per suksesin e kesaj zyre Europoli forcohet edhe me shume kur sheh qe protokolli me i larte ne perurimin e Zyres eshte Ambasadori i BE ne Shqiperi, zoti Soreca.