Edmond Panariti, ja ku duhet të investojmë fort në formimin e të rinjve tanë dhe si shoqëri në tërësi

501
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, shkruan për dy aftësitë që do ti duhen brezit të ri.

Nga Edmond Panariti

Cilat janë dy aftesite që do ti duhen brezit të ri për pesëdhjetë vitet e ardheshme, për të ecur para? Ku do të na duhet të investojmë fort në formimin e të rinjve tanë dhe si shoqëri në tërësi? Përgjigjen na e jep Yuval Noah Harari, një ndër mendimtarët më të fuqishëm bashkëkohorë, filozof, historian dhe profesor universiteti. Cilat janë këto? Sëpari: Zotërim i inteligjencës emocionale, thënë ndryshe aftësisë për të zbuluar dhe administruar emocionet e tua dhe ato të tjerëve.Sëdyti: Të rishpikësh vetveten, thënë ndryshe aftësia për të njohur dhe për tu përshtatur në kohe me zhvillimet e vrullshme teknologjike të cilat do të fshijnë në vitet që do vijnë, pjesën dërmuese të profesioneve tradicionale.