Edhe pse në kohëra pandemie, festimet e grumbullimet masive nuk munguan. Kanë qenë po aq tradicionale në këtë ditë dhe Karnavalet e Ditës Verës, të cilat zhvilloheshin si një paradë me përfaqësim nga nxënësit e të gjitha shkollave në qytetine Elbasanit! Parada fillonte nga qendra e qytetit në drejtim të parkut Rinia, ku dhe finalizohej me shfaqje kompetitive ndërmjet tyre, me shpalljen e fituesve.
Përse në këtë ditë ia hoqët këtë kënaqësi fëmijëve, meqënëse grumbullimet e festimet nuk munguan?! Të paktën të ishin kënaqur ata të gëzonin pas, dhe në mes gjithë kësaj situate izoluese. Kur janë ata që kanë më shumë nevojë e i gëzohen verës më shumë se kushdo! A rrinin me bukur në nje foto me Kryeministrin fëmijët pa maskë dhe pa ruajtur distancë?!
Politika po u vjedh çdo gjë, edhe argetimin atyre dhe të rriturve!
Ne ishim dëshmitarë dje të një parade me një Klloun dhe ushtrinë e kukullave të tij.
Karnavalet e Bandes Rilindjes së qytetit ia zunë vendin karnavaleve të femijeve! Dukej si karnavalja e djallit! E të keqes mbi sipërfaqe, që harron të respektojë dhe qytetin e tij në një ditë të shënuar të vitit! Aktoret e etur për të luajtur karnavalen e gogolave, pasi morën dhe sinjal nga Kreu i shtetit e palaçoja i tij, u lëshuan si vampirë të kafshonin po ata, bashkëqytetarët e tyre! Po si mund të lejojnë bandat që luajnë me rregulla një lojë të tillë, të vijë miku e të bëjë ç’të dojë në shtëpinë e tyre deri në komandë! Gabimi i të Zotit të shpisë, gabimi i mikut! Thotë një fjalë! Kujt i vlejti kjo karnavale e shëmtuar në fund të ditës?! A ja u rriti autoritetin apo tregoi përçarjen tuaj, dhe ju dogjën si karta publikisht?! Ju pëlqen të lozni si karta të djegura?! Krerët ndërrohen djema, por qyteti dhe qytetarët do jenë po ata! Blu, kuq, verdh a jeshil! Rishikoni pak konceptin e Bandës dhe ndërroni lojë! Bandat e vërteta kujdesen që në qytetin e tyre të huajt të mos bëjnë komandë e të mos mos marrin urdhra nga politika. Urdhra që cenojnë qetësine e zonës tuaj të operimit! Janë po ata qytetarë që punojnë për ju dhe me ju. Janë po ato familje nga ku nxirrni rekrutët e rinj. Prandaj me kujdes. E mira dhe e keqja bashkëjetojnë, jemi të gjithë koshientë, por masa dhe balancat janë të rëndësishme. Nëse s’i mbani, dot lerini këto punë të fortësh dhe mos trazoni qytetin për kapriciot e një të Marri, që me një kërcitje gishtash ju fut e ju nxjerr nga loja sikur të ishit hiç. Atij i duhet forca juaj dhe e quan burreri, që se ka. Kujdes nga lista e palaçove kandidatë. Ai ushqehet me gjakun tuaj, me investimin tuaj dhe ju fut në kaos e ju përdor për të goditur konkurentin, sepse ai sduron dot konkurencë! Po a ka kuptim loja pa konkurencë?!
Do kishit qënë më të nderuarit nëse këtë ditë do të kishit reaguar ndryshe dhe do mendonit sadopak për të ardhmen, për femijët. Një ditë nuk ju kushtonte gje. Më mire t’ia kishit shtrënguar dhëmbët atyre lart që smund të bëjnë pa ju, se sa të shtrëndoheshit mes vetes e ata bejnë qereles. Burrnia e bandave tregohet kur qytetin e mbajnë, e respektojnë dhe ia rrisin mirëqenien në të kundërt, s’dini të luani as në lojën e zezë siç duhet!
Me karnavalen e diktuar nga një i Marrë me ndermjetës Palaçon, e vulosët një ditë historike, tradicionale dhe të veçantë në simbolikë për qytetin tonë. Banda e Rilindjes dështoi në performancën saj, sepse doli edhe nga rruga për të sulmuar kuadratin anësor.
Nëse ata lart sju lënë të qetë dhe duan të ndezin zjarre me presion mbi ju, që përkthehet dhe në presion mbi qytetarët, qoftë dhe me banda nga qytete të tjera që të jeni akoma pjesë e bandës Rilindjes. Atëherë ju më shumë se kushdo duhet të kujdeseni të digjni kartat e të marrit që keni dorë dhe të bëni ndryshimin në lojën bardh e zi! Kapoja juaj është i dështuar.
Ju nxori keq në karnavalen e tij me një paradë të shëmtuar. Ishit ju që dolët nga rrjeshti për të sulmuar turmat e vendosura anës rrugës. Ai s’di të dirigjojë një shfaqje! Jo më punet tuaja dhe të shtetit! Jeni instrument në duart e tij. A i trembeni pushtetit të tij?! Ngrihuni e thyejani këmbët e karriges dhe rivendosni rendin në lojën tuaj, popullin lëreni të qetë. Lerini njerëzit të zgjedhin lirshëm sepse me të rrahur, me të kercënuar nuk ia dilni dot. Qytetin se vrisni dot të gjithë. Nëse populli bëhet bashk ju jeni me pak në numër në çdo kohë dhe banda e Rilindjes nuk do të ekzistonte më! Ndërsa ju mos harroni që sjeni të pazëvëndësueshëm për kapot tuaj dhe të Marrin që ju keqpërdor!
Lëreni popullin Elbasanas të zgjedhë lirshëm, si një popull me kulturë, me tradita, që gjithnjë është distancuar nga akte të tilla brutale kriminale, që ia kanë zënë frymën këtij qyteti.
Meqënëse dje u festua simbolikisht Dita e Verës, mos harroni ligjin e natyrës, para verës vjen Pranvera, dhe pa pranverë s’mund të ketë verë! Kultura, tradita, nderi i këtij qyteti që po përdhoset, do të shkojnë në vend! Ata që s’u kujdesën për të, do të mbajnë përgjegjësi shumë shpejt! Distancohuni nga dhuna dhe presioni mes varfërise që keni mbjellë. Merrini paratë tuaja se nuk bejnë më punë. Nderi nuk shitet e nuk blihet si në platformën e Rilindjes për pasurim të vetin, dhe krim e ndëshkim ndaj njerëzve!






















