Tritan Shehu: Çdo ditë e humbur pa vaksina: vdekje, dëmtim shëndeti, rrënim i ekonomisë!

219
Sigal

Ish-ministrit Tritan Shehu shprehet se vonesa e qeverisë në sigurimin e vaksinës për pandeminë shkakton çdo ditë vdekje dhe rrënim të ekonomisë.
Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:

Ndersa kudo ka filluar vaksinimi Covid a po behen pregatitjet per 27 Dhjetorin, qarkullojne avione e kamjone me vaksina, perfundojne infrastrukturat, mobilizohen me mijera specialiste, ne Tirane degjohen vetem disa kukuvajka ndjellekeqe per te na bindur ne “largpamesine” e Rames, qe na la pa vaksina.
Nqs Europa etj luftojne per ta afruar qofte dhe me nje dite fillimin e vaksinimit, deklarojne edhe oraret, Qeveria Rama flet me tre mujore, edhe ato pa kontrate, pa emer vaksine, pa sasi e limite kohore, pa infrastrukture!
Dje edhe Serbia fqinje mori vaksinat e para Pfizer, Maqedonia e Veriut ne ditet e para te Janarit, sepse ata kontraktuan me prodhuesit a vendet kryesore, si ne kemi kerkuar prej shtatorit, pra:
—Nqs Shqiperia nuk fillon procesin e vaksinimit deri me 15 Janar se paku per personelin shendetesor, kemi nje papergjegjeshmeri me pasoja tragjike.
—Shqiperia ka nevoje ne total minimalisht per reth 5,5 M doza, sic kemi publikuar prej muajsh.
—Ne Shqiperi duhet te vijne vetem vaksina Covid te certifikuara nga EMA ose FDA, pra qe mund te qarkullojne ne BE, ShBA etj; cdo tjeter prurje perben shkelje te rende te sigurise medikamentoze.
—Shpenzimet buxhetore per kete proces do te arrinin ne reth 55 M E, krejt e mundeshme kjo, nqs do te ishte vepruar ne kohe pa u ngurtesuar te COVAX e pa bere ironi me propozimet tona.
Prandaj sot jemi perseri “delja e zeze” e Europes edhe per Vaksinimin, gje qe rrezikon te na beje te humbim edhe “levizjen e lire”, tejkalimi i se ciles varet tashme vetem nga zemergjeresia e partnereve, te cileve ne jemi duke ju lutur te na ndihmojne sado pak.
P.S: Fotot jane te arritjes se djeshme te vaksinave te para Pfizer ne Beograd!