Kërpaçi: Qeveria i ka lënë sipërmarrësit në gjendjen më të rënduar ekonomike të këtyre 30 viteve

172
Sigal

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi përmes rrjeteve sociale, shprehet se Shqipëria po mbyll vitin më të keq që prej vitit 1997, ku sipas BERZH rënia ekonomike llogaritet 9%.

Postimi i plotë:

“Këtë mëngjes ndalova tek tregu i zonës në Kombinat për të blerë arrë vendi. Një treg i vogël, por me njerëz shumë punëtorë që ofrojnë produkte të freskëta vendase.

Pandemia dhe qeveria i ka lënë sipërmarrësit në gjendjen më të rënduar ekonomike të këtyre 30 viteve, me taksa shumë të larta dhe xhiro shumë të ulët. Shqipëria po mbyll vitin më të keq që prej vitit 1997, ku sipas BERZH rënia ekonomike llogaritet 9%. Vit që ka shënuar rritje të papunësisë dhe të emigracionit me motive ekonomike.

E ndërsa qeveria nuk kujdeset për njerëzit, kujdesjen ndaj njëri-tjetrit e kemi vet në dorë. Këtë fundvit do ju ftoja të bashkohemi të gjithë nën një nismë për të ndihmuar biznesin e vogël dhe të mesëm.

Në Tiranë dhe në çdo qytet të Shqipërisë, blini produktet vendase në biznesin e vogël të lagjes/komunitetit tuaj. Sado modest kontributi i secilit, ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për t’u ringritur më të fuqishëm!