Brisilda Felah: Kryetari i Bashkisë Korçë vazhdon në gjumë letargjik, më 25 prill merr fund kjo papërgjegjshmëri dhe kjo maskaradë

314
Sigal

Nga Brisilda Felah, Zëdhënëse e LSI-Korçë

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo vazhdon në gjumë letargjik

Jemi në ditët e fundit të vitit dhe banorët e fshatrave përreth Korçës ende vazhdojnë që të ardhurat e tyre t’i vëne në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore pasi paaftësia e Kryetarit të Bashkisë për të gjeneruar investime në këto zona ka bërë që këto probleme të mbeten në harresë.

Kryetarit të Bashkisë nuk i bën aspak përshtypje mungesa e infrastrukturës e as mungesa e ngrohjes në shkollat fillore dhe të mesme sepse fokusi i tij janë shifrat e tenderave për përfitimet klienteliste dhe aspak në shërbim të qytetarëve. Atij i intereson që taksat e qytetarëve të keqpërdoren në funksion të kësaj oligarkie.

Sotiraq Filo ka veç një hobi, të jetë kukulla në shërbim të oligarkisë, jo në shërbim të banorëve te qytetit te Korçës dhe zonave përreth saj.

Në 25 prill merr fund kjo papërgjegjshmëri dhe kjo maskaradë.

Në 25 prill ndëshkim me votë plebishitare për kryetarin e bashkisë kukull që ka shpërdoruar taksat e qytetarëve.