Çudit PD e Durrësit: Në Durrës e pritën Bashën 2 mijë vetë, në Tiranë do shkojnë 5 mijë me mjete private

819
Sigal

Drejtues të PD në Durrës kanë bërë të ditur se rreth 5 mijë vetë do të jenë në protestën e sotme nga Durrësi. Edhe pse drejtuesit kryesorë nuk kanë dhënë një shifër të saktë ose më saktë, kanë preferuar heshtjen, duket se niveli i dytë i drejtuesve ka një tjetër mendim.

Ata shprehen se pritet të jenë 5 mijë durrsakë në protestën e sotme. Ajo që bie në sy, është fakti se nuk ka një organizim me autobuzë apo furgonë si herë të tjera. Pra, të pesë mijë vetët që do të udhëtojnë në Tiranë, do ta bëjnë këtë me mjete. Nisur nga kjo, një mijë mjete private do të udhëtojnë drejt Tiranës vetëm nga Durrësi.

Drejtuesit e PD zhvilluan një miting në qytetin bregdetar, ku morën pjesë 1740 vetë, ulur në shkallët e Pallatit të Sportit dhe 260 vetë, ulur në fushën e pallatit me karrike provizore. Ky miting u quajt dhe “uragani i ri” i PD, ndërsa pritet emri i ri që do t’i venë 5 mijë vetave që do marrin pjesë në protestë dhe 1000 mjeteve private që do i transportojnë ata.

Edhe sonte pritet të japë dorëheqjen Rama, nëse nuk do shtyhet për një datë tjetër. Të pyetur mbi faktin pse numri i pjesëmarrësve është më i shumtë në Tiranë se sa në Durrës, burimet u shprehen se në Tiranë do marrin pjesë dhe ata demokratë që ishin tek takimi i Agron Dukës. Sipas tyre, PD ka edhe angazhimin, që të mbulojë me pjesëmarrje edhe partitë e koalicionit për rrëzimin e Ramës, pasi ata nuk kanë elektorat, po vetëm kryetar!

(Bulevardionline)