Demalia: Përplasja fillon në gusht, kur të ndryshohen bashkitë

470
Sigal

Këmbëngulja e Ramës do ta çojë në një gjendje shumë të rëndë. Rama mund t’i bëjë zgjedhjet me 30, por kriza do të fillojë në shtator, në gusht kur krerët duhet të dorëzojnë bashkitë. Tani për të qenë të sinqertë këtu nuk kemi një krizë popullore, njerëzit po të shohësh janë indiferent, sepse shqiptari nuk e ka koshiencën e lirisë dhe të vendosmërisë. Shqiptari ka atë mizantropinë e vetë të ngushtë, të marrë bukën, domaten, djathin të shëllohet në plazh gjithë ditën. Janë zgjedhje nul. Patjetër që do të ketë. Nëse tani mbahet një lloj ekuilibri nga bizneset dhe interesat e tyre dhe e njerëzve që nuk duan të prishin rehatinë, mirëpo kjo ka ndodhur gjithmonë në Shqipëri. Zgjedhje me makina ushtarake, me autoblinda, se dikush përdor si juntë ushtarake… Këta nuk kanë gjeneral. Ushtria jonë ka kapterë, por jo gjeneral. E pashë edhe ministrin e Brendshëm në emisionin “Opinion”, të Fevziut, një njeri me nivel tepër të ulët. Një fjalor tepër të varfër. Një njeri që është katolik dhe nuk njihte historinë e krishterimit. Do të ketë ngritje të temperaturave të tensionit politik dhe ato do të akumulohen dhe në gjykimin tim them që gushti, kur të bëhet transferimi i bashkive, aty do të fillojë përplasja. Është e turpshme për ndërkombëtarët dhe imorale që mbajnë këtë qëndrim kaq të hapur, antidemokratik, antishtet.