Dogjën KZAZ-në e Bushatit, në pranga 14 persona

338

Pas përplasjeve të mbrëmjes së djeshme, ku protestues të opozitës hodhën bomba molotov ndaj policëve, si dhe i kanë vënë zjarrin shkollës “Ndre Mjeda”, në të cilën janë grumbulluar materialet zgjedhore, policia njofton se ka arrestuar 14 persona.

Zv. drejtoresha e Përgjitshme e Policisë së Shtetit, Aida Hanaj në një konferencë për shtyp bën me dije se mes të arrestuarve janë edhe nënkryetari i bashkisë së Bushatit dhe punonjës të kësaj bashkie.

“Policia e Shtetit ka arrestuar 14 persona, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër.

Ndër ta, funksionarë të bashkisë Vau Dejës apo të zgjedhur lokalë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27 Qershor 2019 rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës “Ndre Mjeda” në fshatin Bushat.

Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ.

Policia ka arrestuar në flagrancë 14 shtetas, konkretisht:

• Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës

• Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë

• Tom Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë

• Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti

• Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë

• Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,

• Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull,

• Izet Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull,

• Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

• Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

• Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

• Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel,

• Jetmir Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

• Mark Rrethatori 26 vjeç,

Për këtë ngjarje, janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas:

• Kastriot Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram,

• Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram,

• Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel,

Policia ka shpallur në kërkim 9 shtetas:

• Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel

• Donard Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.

• Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë

• Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë

• Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë.

• Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë

• Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë

• Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.

• Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.

Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit me bomba molotov dhe diegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, denimi nga 5 deri në 15 vjet. Neni 236/2 denimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet. Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të implikuar.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe ka marrë të gjitha masat për të garantuar procesin zgjedhor, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ që përfshihet në aktivitet kriminal“, njofton Policia.