Adriatik R. Dosti: Deklaratë Amerikane por me stil…kinez

121

Deklaratë Amerikane por me stil …kinez…

E kam lexuar 10 herë deri tani këtë deklaratë të ”fortë” të Ambasadës pa Ambasador në Rrugën e Elbasanit në Tiranë lidhur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të them të drejtën, edhe pse deklarata është në gjuhën time amtare në shqip, nuk e kuptoj dot për qamet se ç’ka dashur të thotë kjo Ambasadë, përmes rreshtave të mëposhtëm. Duke marrë parasysh se sa të rënda ishin akuzat, vendimi i dënimi i Saimir Tahirit është shkurajues… Vendimi shënoi pavarësi në rritjen e Gjyqësorit… Vendimi ishte fillimi i pa ndëshkueshmërisë… Dënimi për shpërdorim të detyrës sinjalizon një hap përpara … Nëse ka ndonjë njeri normal e me sadopak mend në kokë, a nëse ka ndonjë shqipkuptues më të mirë e më të saktë se sa unë apo ndonjë përkthyes të llojit të veçantë nga shqipja në shqip që ta ketë kuptuar sadopak këtë lloj-soj deklarate tipike të stilit të Ambasadave kineze kudo nëpër botë, i lutem të më bëjë një njoftim, a të më shkruajë nja dy reshta, se po plas e po zihem me veten time gjithë ditën e ditës, duke akuzuar vetveten për harrim e moskuptim të gjuhës sime amtare…