Si është më mirë t’i lani rrobat: me ujë të ftohtë apo të ngrohtë?

630
Sigal

Si mendoni se është më mirë t’i lani rrobat, me ujë të ftohtë apo me ujë të ngrohtë?

Njerëzit janë ndarë në dy pjesë, sa i takon kësaj çështjeje, ndërsa ekspertët japin avantazhet dhe disavantazhet e të dyja rasteve.

Sipas raportimit të ABC, të dhënat e fundit tregojnë se përgjithësisht, njerëzit i lajnë rrobat e tyre me ujë të ngrohtë, por australianët mund të kenë më shumë të drejtë teksa preferojnë t’i lajnë ato me ujë të ftohtë.

Ekspertët sugjerojnë se uji i ngrohtë mund të jetë disi i mirë për rrobat, por kur vjen puna për faturën e energjisë elektrike, mund ta imagjinoni vetë sa e lartë është ajo, teksa lavatriçes i duhetë të harxhojë korrend për të ngrohur ujin.

Sipas Ashleigh Iredale, larja e rrobave me ujë të ngrohtë mund t’i bëjë rrobat më të pastra, por kjo ka një kosto shtese në energji.

Ai shton se nëse keni ujë diellor apo nëse shtëpia juaj furnizohet me energji diellore, larja me ujë të ngrohtë nuk ka kosto, por ndoshta nuk është e duhura dhe nuk është aq cilësore për të gjitha rrobat.

Sipas ekspertit, cilësia e pastërtisë së veshjeve qëndron më shumë tek makina larëse dhe detergjenti, sesa tek temperatura e ujit.

Ai shton:

Kemi zbuluar se me detergjentët enzimatikë, hendeku midis performancës së larjes në të ftohtë dhe larjes në të ngrohtë është i papërfillshëm. Sugjerojmë të gjithë të përdorin një detergjent të mirë dhe cilësor, i cili zakonisht është i shtrenjtë”.

Experts also suggested water temperature is not only better for your clothes, but for your energy bills as well with the greatest cost of laundry coming from the energy used to heat the water

Iredale shpjegon se rregullat e larjes ndryshojnë kur një prej pjesëtarëve të familjes është i sëmurë apo kur kemi veshje që janë shumë të ndotura.

Sipas tij, edhe nëse jeni një njeri që i lani rrobat vetëm me ujë të ftohtë, këshillohet që një herë në kaq t’i lani ato në proces të plotë me ujë të ngrohtë, në mënyrë që të largoni tërësisht papastërtitë, apo edhe njollat e detergjentit, të cilat, nën veprimin e ujit të ftohtë, ngelin në veshje.