Shmangni kirurgjinë plastike: Ja dieta anti-rrudhë

842
Sigal

Përmbajnë sasi të mëdha luteine, karotenoidë, antioksidantë, të cilët trupi ynë nuk i prodhon natyralisht dhe të cilët mundësojnë bllokimin e prodhimit të radikaleve të lira. Përveçse mbrojnë lëkurën nga veprimet oksiduese të diellit japin elasticitet dhe hidratim.

Kremërat ose kirurgjia plastike nuk janë “rregullatorët” e vetëm për të parandaluar shenjat e moshës. Rrudhat mund të mbahen nën fre edhe nëpërmjet një ushqyerjeje të vëmendshme.

Dardhat dhe shpargujt për shembull kanë antioksidantë të fuqishëm, shumë të aftë për të zhdukur rrudhat, pasi kanë lëndë natyrale të cilat thithin radikalet e lira.

Sipas dermatologes eksperte Gabriella Fabbrocini, një nga lëvizjet më strategjike për të vonuar plakjen është ushqyerja e pasur me vitaminë A, vitaminë E dhe minerale si zinku, potasiumi, seleni dhe molekula si flavanoidi dhe karotenoide, eliksirë të rinisë.

Ja një listë me ushqimet antirrudhë:

  • Perimet me gjethe jeshile
  • Frutat e kuq
  • Kakoja
  • Agrumet
  • Uthulla
  • Kungulli
  • Domatja
  • Kurkumaja
  • Bishtajoret
  • Shpargujt
  • Dardha
  • Rrushi
  • Patëllxhanët
  • Spinaqi
  • Kivi
  • Orizi integral
  • Uji