Rastësisht identike me mjedisin, mund t’i dalloni këto kafshë?

97

Pronarët e këtyre kafshëve me siguri janë kapur në befasi kur kanë parë për një moment se kafsha e tyre shtëpiake nuk gjendet më.

Edhe ka ndodhur e gjitha në rastësi të plotë. Rasti i parë është ai i një qeni që qëndron mbi një tapet të vogël prej leshi në ngjyrë kafe të errët. Kafsha po pushon mbi të por… thuajse nuk dallohet.

Një mace në ngjyrë gri e cila po fle mbi një jastëk po me të njëjtën ngjyrë thuajse nuk duket në momentin kur pronarja e saj e habitur i ka bërë një fotografi.

Kamuflimi është shumë perfekt sepse nuk është vetëm ngjyra e këtyre kafshëve por edhe lloji i qimeve të tyre që përshtatet mrekullisht me ambientin.

Pronarët nuk kanë ngurruar të ndajnë këto imazhe me miqtë e tyre në mediat online dhe një përmbledhje në një galeri është mënyra më e mirë për t’i treguar bashkë. Një bombë ‘argëtuese’: