Ndryshimi befasues i Alvin Berishës, vetëm pak ditë pasi u bashkua me familjen

514
Sigal

Alvin Berisha, djaloshi 11 vjeçar i cili vetëm një javë më parë u nxorr nga kampi i ferrit në Siri ku prej vitesh jetonte pasi nëna e rrëmbeu nga gjiri i familjes pasi u indoktrinua si luftëtare e ISIS, preku zemrat e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Në Itali, ku Alvin kishte gjysmën e familjes që nuk e kishte takuar prej vitesh, kjo histori bëri shumë bujë pas publikimit në emisionin investigativ Le Iene.

Por sot, janë publikuar në rrjetet sociale foto të Alvin, me një pamje krejt tjetër nga ajo e fotografisë që qarkulloi nëpër rrjet prej ditësh.

Alvin, është transformuar krejtësisht në pamje, një tregues i qartë se cfarë fuqie ka dashuria që të dhuron familja.