Ja si ta bëni vetë xhelin dezinfektues në kushte shtëpie!

1232
Sigal

Nëse nuk gjeni xhel antibakterial, mos blini ato që kushtojnë dhjetëra deri në qindra euro në internet, pasi alkooli i zakonshëm i denatyruar është gjithashtu i mirë.

Ne do t’ju tregojmë sot sesi të bëni xhelin dezinfektues të duarve në shtëpi, që është një recetë e thjeshtë, e bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetit, për ta bërë atë në shtëpi.

Për ta përgatitur ju duhet një enë e pastruar mirë, (mund të përdorni dhe shiringa) dhe produktet e mëposhtme:

– Alkool për likerin (atë që e gjeni në supermarket dhe që e përdorni për të bërë pijet)

– 3% peroksid hidrogjeni (ujë i oksigjenuar që keni në shtëpi)

– Glicerina. (Nëse nuk e keni atë në shtëpi, shkoni te farmacisti)

Merrni një enë të pastër ku shënohet niveli i litrave dhe derdhni 833 ml alkool. Pastaj, me një shiringë, merrni 42 ml peroksid hidrogjeni dhe shtojeni në alkool dhe përziejeni. Tani arrin pjesa më e ndërlikuar: duhet të shtoni 15 ml glicerinë, e cila është shumë e dendur dhe për këtë arsye do t’ju bëjë të zemëroheni pak, por mos e humbni durimin.

Në këtë pikë përziejini mirë dhe shtoni ujë të zier për të arritur vëllimin e përgjithshëm të një litri.

Me kaq mjafton për të krijuar një xhel dezinfektues duarsh që mund ta shtini më pas në shishe më të vogla.