Zjarri përfshin pyllin me pisha dhe rrezikon banesat, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve

415
Sigal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pyll me pisha  pranë fshatit Martalloz, në Memaliaj.Burime konfirmojnë se vatra e zjarri është shumë pranë banesave, rreth 300 metër larg tyre.Ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit, ndaj do të punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.