Velo Partizani: Vetëm filizofia e “pjatës së fshirë” shpëton vendin

1456
Sigal

Mania e krijimit të një partie të re duket se ka kapur shumë njerëz. Kësaj dukurie nuk i ka shpëtuar as partizani i vogël Velo Kostandin Ropi. Me sa duket ka njerëz që ndihen të lodhur nga dy partitë e mëdha dhe dëshirojnë të bëjnë diçka ndryshe; ka të tjerë që shpresuan shumë në këto 30 vite demokraci, por mbetën të zhgënjyer; ka edhe nga ata që fshehin brenda vetes ideologji të ndryshme dhe tashmë janë gati t’i bëjnë të njohura e të mbledhin njerëz pas vetes. Kjo e fundit mbetet shumë e vështirë, sepse njerëzit buzëqeshin lehtas, tundin kokën dhe vijojnë rrugën e tyre.

Ishqetësuar prej situatave politike në vend, ndihet edhe partizani i vogël Velo. Megjithatë ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj situatave që kalon Shqipëria. Partizani i vogël Velo, thotë se ka kohë që nuk ka fjetur gjumë, pasi i është dashur të përpunojë një filozofi të tijën për shpëtimin sa më parë të Shqipërisë. Ai e quan “Filozofia e pjatës së fshirë”. Nuk është e vështirë për t’u kuptuar, pasi e ka skruar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, madje për ta bëra të njohur filozfinë e tij, së fundi botoi edhe një libër me titull “Botën, të shpëtojmë!”

Bashkëpunëtor në këtë filozofi ka patur bashkëshorten e vet, Lirika Sarandi Ropi, dikur mësuese, tashmë në pension, por gjithnjë krah i djathtë i partizanit të vogël Velo. Por për partizanin e vogël Velo nuk mund të thuhet se e ka kapur ndonjë mani e çuditshme. Ai vërtetë është 87 vjeç dhe i ka hyrë pleqërisë së thellë, por edhe sot e kësaj dite ndihet si djalë i ri. Mbi të gjitha e ka seriozisht. Velo kërkon “Socializmin e Vërtetë Shkencor”, kështu e quan ai. Idhulli i tij është Lenini.

Madje Velo është i sigurtë se ideja e tij shumë shpejt do të pushtojë gjithë globin. Për këtë arsye, mëngjesin e së dielës, kur era e freskët vijonte të ndihej dhe aroma e luleve ishte tejet dehëse, ai së bashku me bashkëshorten e tij dolën për të prezantuar idetë e tyre. Partizani i vogël Velo mbante flamurin kombëtar, kurse bashkëshortja e tij, flamurin e Leninit. Në çdo fjalë që thoshte Veloja bashkëshortja i përgjigjej me shprehjen “Po komandant!”.

Mesa duket partitë duan rregull dhe disiplinë. Ideologjinë e tyre e shpjegojnë vetëm me një shprehje. Lenini thoshte: “Kur ha bukë, fshije edhe pjatën!”. Por pak a shumë teoria është kjo: Kur ha drekë nuk duhet të të mbetet asnjë kothere buke, ose të mos kesh aq sa ta hedhësh në plehra. Në këtë mënyrë janë sjellë vetëm politikanët, ata kanë ngrënë dhe rrëmbyer sa kanë mundur dhe ajo që u tepëron e hedhin në plehra, edhe pse shqiptarët nuk kanë bukë të hanë.

Ah po, partizani Velo në të vërtetë e ka emrin Kostandin Ropi, tashmë jeton në Korçë, ka lindur në fshatin Leshnjë. Doli partizan që kur ishte shumë i vogël. Gjatë gjithë jetës mori shumë dekorata, por enver Hoxha ia mori teserën e partisë disa herë dhe ia kthehu disa herë.

Edhe Enver Hoxhën e kishte gjetur belaja me Velon, sepse ai që atëherë kishte ide më të avancuara për socializmin. Për këtë arsye partizani i vogël mbeti mjaft i zhgënjyer. Tashmë që është 87 vjeç pati guximin t’i hyjë kësaj pune dhe të ndreqë gjithçka që është bërë keq deri më sot.