Vëllai i Celine Dion po lufton me sëmundjen, i kanë ngelur vetëm pak orë jetë

510
Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Rene Angelil, Celine Dion po përballet me një tjetër vuajtje,vëllain e saj i cili po lufton gjithashtu me kancerin.
Sipas familjes, vëllait të këngëtares, Daniel i kanë ngelur vetëm disa orë apo ditë jetë.
Motra e madhe e Celine Dion, Claudette tha për Journal Of Montreal: “Është shumë e dhimbshme. Është çështje ditësh apo orësh. Duket shumë si Rene, ai kishte kancer në fyt, gjuhë dhe tru. Familja jonë ka shumë eksperiencë në lidhje me këtë.”
Daniel, 59 vjeç gjendet në spitalin e Montrealit, i rrethuar nga familja e tij përfshirë dhe nënën 88 vjeçare, Therese.
Sigal