Sot, 73 vjet nga masakra naziste në Sarandë

1099
Anastas Gurma
Forcat pushtuese pushkatuan e futën në një varr të përbashkët 62 banorë vendas, dogjën e shkatërruan banesa e pasuri
Sot mbushen 73 vjet nga rezistenca e popullsisë së Bregut ndaj pushtuesve, betejë në të cilën u vranë 62 banorë të pafajshëm dhe u dogjën e shkatërruan fshatra të tërë. Çdo ngjarje e luftë ka historinë e vet, ka kujtimet, dhimbjet e veta dhe vlerat e krenarinë e saj. …Ky operacion është fakti i fundit historik, ku Bregu i Detit dhe në veçanti Nivica e Shën Vasili, u bombarduan, u dogjën, u masakruan, u vranë dhe u internuan nga nazistët e ballistët, por nuk u nënshtruan dhe nuk u tërhoqën nga Lufta Nacionalçlirimtare
Kronika e ngjarjes
Në prag të qershorit të vitit 1944, shumë djem dhe vajza nga Bregu i Detit ishin rreshtuar me armë në dorë në formacionet partizanë. Sipas planit, operacioni nazisto-ballist i qershorit 1944 ishtë koduar me emrin “Enkron” me objektiv spastrimin e krejt Shqipërisë së Jugut nga çetat partizane. Operacioni do të niste më 23 maj me pjesëmarrjen e forcave të Korpusit XXI dhe XXII gjerman, me bazë nisje Pogradec-Korçë-Leskovik, në drejtimin Korçë-Tepelenë –Himarë, duke dalë në vijën Sarandë-Himarë-Karaburun. Operacioni i qershorit u planëzua në dy etapa: Etapa e parë përfshinte veprime luftarake në hapësirën midis lumit Shkumbin dhe Vjosë, në zonën Korçë-Elbasan- Berat-Përmet. Etapa e dytë përfshinte veprime luftarake në zonën Mesaplik-Kurvelesh-Bregdet. Hapi i dytë do merrte zbatim pasi forcat gjermano-balliste të përfundonin me sukses etapën e parë, duke dalë në bregun perëndimor të lumit Vjosë, për bllokimin e drejtimeve nga ku mund të dilej e hyej në ketë zonë, përfshi edhe Bregun e Detit. Ishte planëzuar që të përdorej metoda e fshirjes dhe operacioni të përfundonte për 10-15 ditë.. Plani parashikonte veprime terroriste ndaj popullsisë në zonën e operacionit. Trupat operuese të pushtimit, theksohej në urdhrin e operacionit, të pushkatojnë në vend të gjithë partizanët e të dy sekseve qe do kapeshin. Të arrestoheshin dhe të grumbulloheshin në pika të caktuara të gjithë meshkujt nga popullsia 16-60 vjeç, të digjen të gjitha shtëpitë e fshatrave në zonën e operacionit dhe të rrëmbeheshin bagëtitë dhe të çoheshin në pikat e furnizimit të trupave . 

Operacioni
Në zonën Mesaplik– Kurvelsh-Bregdet në ketë kohe vepronin forcat e Br.IV-S. Numri i përgjithshëm i forcave partizane arrinte 3000 partizanë dhe 2000 luftëtare të batalioneve territoriale . Raporti i forcave arrinte 6:1 me forcat e armikut. Nivica dhe Shënvasili përfshiheshin në fillimet e brezit të fshirjes prandaj dhe iu nënshtruan veprimeve luftarake në ditët e par atë të operacionit. Në drejtimin e Sarandë–Nivicë- Ftërre, vepronin forcat e grupit luftarak “Shajzer” forca të Korpusit XXII të ushtrisë Gjermanë. Më 23 maj, këto forca filluan veprimet per bllokimin dhe ngushtimin e vijes Qefal-Nivice –Shenvasil-Vergo. Pasi zunë vijen e bllokimit niset me 1 Qershor nga Sarande në drejtimin Nivice-Ftërre nje kolonë me 1000 ushtare të grupit “Shtajzer” dhe një kompani ballistësh të komanduar nga Idriz Jazo. Në mbështetje të tyre zjarri i artileries me pozicione në Shijan godiste Nivicën dhe Shenvasilin. Nga bombardimet e para vriten në Nivicë, viktimat e para të operacionit, Arsen Munguli, dhe Vita Bezheri. Forcat gjermano-ballistë si rezultat i qëndresës së rreptë të forcave të Br. 6 Sulmuese dhe atyre tëritoriale të dy fshatrave nuk mundën të bllokonin dot rrugën Sarandë-Borsh. …Nivica dhe Shën Vasili u bënë varre për armikun. Më 13 qershor gjermano-ballistët sulmuan përsëri, por forcat tona, nuk lejuan futjen në Kakome dhe Nivicë. Armiku pasi la 9 të vrarë tërhiqet për të vazhduar sulmin më 14 qershor. Pas shumë përpjekjesh i përforcuar me mjetë të blinduara , bisha naziste futët në 15 qershor në Nivicë dhe Shënvasil, ku vret, shkatërron, djeg, e basitis çdo gjë që gjenë përpara. Më 16 qershor, gra, pleq, fëmijë, të terrorizuar, mblidhen në varrezat e fshatit. Më 16 qershor pushkatohen në Nivicë (Vilëz) Lon Papadhima, Arsen Gjika, Ilo Thoma, Andon Munguli dhe po gjatë kësaj ditë vriten gjatë bastisjes në rrugët e fshatit Andrea Munguli, Vaso Zisi, Qendro Shkurti, Shana Pali, ndërsa në Kakome, Kate Shkurti e Muç Nikdhima. 

…Më datë 18 në darkë, në Çorraj veçohen 10 burra të Bregdetit dhe vriten Stefan Boçi, Jeto Baxheri, Stamat Qirka, Lek Dami dhe Sotir Kosta mënjanohen dhe pushkatohen. Në Lukovë pushkatohen Kiço Qirko e Çiço Laluci, duke çuar numrin e të pushkatuarve brenda tre ditësh në 16. Shumë djemë e burra ishin vrarë ndërsa 300 të tjerë ishin arrestuar dhe fati i tyre nuk dihej. 

Më 23 qershor arrestohen 18 niviciotët Qendro Kola, Kiço Kola, Kozma Baxheri, Nino Baxherri, Gol Bituni, Kolaq Duklaska, Spiro Thomari, Parikli Cici, Cene Mëhilli, Lon Dhimespira, Aristidh Dhimërtika, Koço Leka, bashkë me 10 shënvasiotët Leo Martiko, Gaqe Martiko, Ilo Lepuri, Pilo Jovani, Qirjako Vjero, Foto Gjoni, Thodhori Vogli, Çipo Vjero, Anasatas Martiko, Mihi Vjeri, katër lukovitët Arqile Kosta, Kiço Shamti, Koço Mëhilli, Filip Spiro Hajdhi, një piqerasiotë Gligor Koçi, dy nga Qeparoi, Ksenofon Dilo dhe Kel Stefani dhe pushkatohen e futen në një varr të përbashkët. Shifra arrin në 62 të pushkatuar. 
Mirënjohje për martirët
Më 23 qershor mbushën plot 73 vjet nga dita e masakrës. Në përkujtojmë me dhimbje këtë datë, me dhimbje, por edhe me krenari për ata që u flijuan për lirinë, për pavarësinë, për Shqipërinë Nderim, mirënjohje dhe respekt për familjet e tyre. Nderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që u internuan dhe mbetën dëshmitarë të kësaj ngjarje historike 
Sigal