Turqi/ Bllokohet aksesi në Twitter dhe Whatsapp

486
Sigal

Në Turqi sot është
bllokuar aksesi në Twiter dhe Whatsapp pas arrestimit të 11 deputetëve prokurdë
në Diarbakir, qytet me shumicë kurde, transmeton Reuters.
Diarbakir në orët e
mëngjesit është dridhur nga një shpërthim i madh nga i cili kanë vdekur 10
persona dhe shumë tjerë janë plagosur.
 Nga autoritetet
lokale raportohet se ka shpërthyer vetura-bombë dhe se besohet se për sulmin
përgjegjës, janë pjesëtarë të Partisë Popullore Kurde.
 Sulmi ka ndodhur
në afërsi të stacionit të Policisë.
Shpërthimi ka ndodhur
disa orë pasi që Policia ka kryer një operacion në selinë e Partisë Demokratike
Popullore në Ankara ku edhe janë arrestuar 11 deputetë në mesin e të cilëve
edhe Selatin Demirtash të cilin mediat e cilësojnë si “Obama i Kurdëve”.