Stina dasmash në PS, martohet dhe Elisa Spiropali

1055
Sigal

TIRANË- Drejtorja e Doganave shqiptare, një nga emrat e njohura të së Majtës në Pushtet, është ka kurorëzuar dje në një ceremoni lidhjen e saj disavjeçare me Salarion Totaj. Kështu, kjo stinë vjeshte pas një viti qeverisës, rezulton një stinë e mbarë dasmash për Partinë Socialiste, forcën kryesore në qeverisje të vendit. Martesa e Elisa Spiropalit është e treta në harkun e pak javëve që bëjnë deputetë e emra të njohur të së majtës. Fillimisht u martua Erion Veliaj që zgjodhi për dasmë Kalanë e Gjirokastrës, pas Erionit u martuan dy deputetët e PS-së, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi që e bënë ceremoninë në një nga lokalet e njohura në periferi të Tiranës. Edhe Olta Xhaça e bëri këtë fundjavë dasmën e saj në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit, përkatësisht në lokalin ‘Illumination Rezidencë’. Martesa e Spiropalit u zhvillua në një mjedis të ngushtë familjar. Duke i uruar jetë të lumtur çiftit të ri, urojmë që ky fund viti të sjellë dhe gëzime të reja për politikanë e politikane beqare.