Si e mahniti jurinë djali i bukur nga Skrapari, fitues i Model & Talent World Festival 2017

1044
Në Turqi është zhvilluar “Model & Talent World Festival 2017” për fëmijë me 60 konkurrentë nga 30 shtete, ku Shqipëria ka marrë pjesë me shtatë fëmijë dhe ka ardhur me disa çmime, ndër ta dhe çmimin e parë “Grand Prix Supreme”, që e fitoi djaloshi nga Skrapari, Lukas Shehu.
Lukasi, biond, me sy të çelët dhe një buzëqeshje të ëmbël fëminore ka rrëmbyer çmimin e madh për pamjen, por edhe shkathtësinë e tij të spikatur. Në Top Show ai ka treguar madje edhe një ngjarje nga konkursi, kur u dha anëtarëve të jurisë raki Skrapari.
“Skrapari njihet vetëm për rakinë dhe Presidentin Ilir Meta”, u tha ai anëtarëve të jurisë që u interesuan për atë pije që kishin në dorë.
Lukasi e bëri me të vërtetë të njohur Skraparin sepse ai fitoi edhe çmimin e kostumit më të bukur në garën ku u paraqit me kostumin tradicional të kësaj krahine.
Gjithashtu në këtë konkurs u vlerësuan me çmim edhe dy vajza. Gerdana Viçishta fitoi “Miss Ballkan” ndërsa e vogla Paula Murtaj “Miss Imazhi”. Ata do të marrin pjesë në disa reklama kompanish në Turqi.
Lukasi dhe Gerdana do të marrin pjesë gjithashtu pas disa ditësh edhe në Kampionatin Botëror të Arteve dhe Performancave në Hollivud që nis në 29 qershor dhe vazhdon deri ne 9 korrik, ku Shqipëria është ftuar për herë të parë.
Sigal