Shpërthime në funeral, 12 të vdekur në Kabul

267
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pas shpërthimeve me bomba në një funeral në Kabul të Afganistanit.
Tre shpërthime goditën funeralin e të birit të senatorit, një prej pesë personave që humbën jetën të premten gjatë një proteste kundër përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në kryeqytetin afgan.
Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Afganistanit, Abdullah Abdullah. Vendndodhja e tij pas shpërthimeve nuk është konfirmuar ende, tha “BBC”.
Protesta e të premtes u zhvillua pasi një sulm me bombë të mërkurën vrau 90 persona në zonën ku ndodhen selitë diplomatike të shteteve të huaja.
Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me numrin e saktë të viktimave në funeral.
Sigal