Sanremo 2018/ Ermal Meta rrezikon skualifikimin nga festivali

10
Mbrëmjen e djeshme nisi Festivali i 68 i muzikës italiane “Sanremo 2018”. Për 5 ditë rresht 20 këngëtarë të njohur italianë do të garojnë për tre çmimet e para, mes tyre dhe kantautori shqiptar Ermal Meta.
Për të tretin vit radhazi kantautori shqiptar Ermal Meta do të ngjitet në skenën e teatrit Ariston, por kësaj here në një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro. Kënga e tyre me titull “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) përcjell një temë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist. Por në fundi të natës së parë kënga e shqiptarit rrëzikon skualifikimin shkruan Repubblica.it.
Sipas mediave italiane kënga është shumë e ngjashme si në tekst ashtu edhe në melodi me një këngë të prezantuar në edicionin Sanremo Giovani të 2016.

“Silenzio” u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Edhe në këngën e Sanremos të Meta dhe Moro është i njëjti autor i këngëve, Andrea Febo.

Nëse prania e të njëjtit autor do të mund të shmangte akuzat për plagjiaturë, është pikërisht përhapja e këngës së prezantuar në Sanremo Giovani 2016 që mund të sillte probleme për Ermal Metën dhe Fabrizio Moron. Paravarësisht akuzave kënga “Non mi avete fatto niente” është në krye të klasifikimit, votuar si nga populli, juria dhe nga media.