Pas tenderit të para 1 jave me vlerë 240 milionë lekë për vaditje-prashitjen e luleve, po vazhdon masakra mbi fondet publike

710
Tërbohen shefat e QSUT, tender 540 milionë lekë për ruajtjen fizike… të luleve dhe bimëve!

Përveçse si “tërbim prej babëzisë” së shfrenuar, nuk mund ta etiketosh ndryshe qëndrimin e drejtuesve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me tenderët që kjo drejtori zhvillon me fondet publike. QSUT, zhvillon tenderët më të shumtë në shërbimin mjekësor në shkallë vendi, por këto fonde nuk shkojnë me destinacion kompletimin e spitaleve, urgjencave, klinikave, ambulancave e qendrave shëndetësore në zona. përkundrazi, afro 40% e këtyre tenderëve zhvillohen me objekt “dekori”! Një tender i tillë absurd deri në shfrenim aktesh korrupsioni me taksat e shqiptarëve është publikuar dje, në Buletinin e Prokurimeve Publike” Nuk është tender ilaçesh, pajisjesh e ushqimesh në spitale, por është tender që ka lidhje përsëri me lulet dhe bimësinë që gjendet brenda territorit të QSUT, sipas të cilit akordohen 540 milionë lekë, jo për shtimin e hapësirës së blertë, por për ruajtjen fizike të tyre! Janë bërë tenderë për ruajtjen fizike me roje private të spitaleve, shkollave, universiteteve dhe institucioneve shtetërore, por ky është tender për ruajtjen fizike të luleve e barishteve! Pa bërë koment, po publikojmë tekstin dhe faksimilen e këtij tenderi që dëshmon babëzinë e drejtuesve të shëndetësisë shqiptare, firmosur nga ish-drejtorja e QSUT dhe ish-ministrja e Shëndetësisë, “eskpertes” së “Rilindjes”, kandidatja për deputete Ogerta Manastirliu. 
Ja njoftimi tenderit të zhvilluar në QSUT 
1. Autoriteti Kontraktor: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë Rr. e Dibrës Nr. 372, tel. 042 362627, Fax. 042 363644. 
2. Procedura e prokurimit: REF-70317-03-02-2017, UP Nr. 1251 prot, datë 02.03.2017, Procedurë e hapur, me mjete elektronike, Shërbime. 
3. Objekti i prokurimit: “Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike të Objekteve dhe Godinave, Sipërfaqeve të Gjelbërta dhe Bimësisë, të Q.S.U.T për vitin 2017” 
4. Fondi limit: 45,013,550.69 (dyzetë e pese milion e trembëdhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë pikë 69) lekë pa TVSH 
5. Burimi i Financimit: Buxheti i Shtetit për vitin 2017. 
6. Afati për kryerjen e shërbimit: nga data e nënshkrimit të kontratës deri në datën 31.12.2017. 
Sigal