TURQI – Fituesi i edicionit të 32-të ndërkombëtar për karikaturën “Aydın Dogan International Cartoon Contest”, i organizuar nga fondacioni “Aydin Dogan” është artisti shqiptar, Agim Sulaj.
Sulaj, i cili jeton në Itali, në punimet e tij është fokusuar tek varfëria, problemet e ambientit dhe jeta e refugjatëve.
Në punim me të cilin u shpall fitues i garës, 50-vjeçari përshkruan terrorin dhe shpreh pikëpamjen se terroi mund të godasë cilindo vend dhe cilindo person pavarësisht vendndodhjes.
Në vend të dytë dhe të tretë u zgjodhën artistët iranianë, Mohsen Nouri Najafi dhe Jalal Primarzabad, respektivisht.


















