Qeveria i harroi për 44 muaj emigrantët

369
Shpëtim Zinxhiria

Votat e emigrantëve, ku ishte qeveria ne këto 44 muaj?
Shpëtim Zinxhiria, Ish zëdhënësi i PS dega Greqi, u bën thirrje emigrantëve dhe familjarëve që të mos votojnë Rilindjen pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim për emigrantët.
Fushata elektoriale me nje ivenstim marramendesh po përfundon, por bashkë me të duhet që të përfundojë edhe qeveria “Rama –2”, një qeveri që premtimet për emigrantet i la në harresë. Emigrantët përsëri në skenë…Është Partia ajo që i bën thirrje emigrantëve të braktisur, këtij komuniteti më të haruar në këto vite të demokracisë. Është Partia Socialiste që i kërkon përsëri votën emigrantëve, po me një ndryshim se këtë radhë zoti Rama pasi u ka marrë votën më 2013 nuk ka ardhur asnjëherë në Greqi. Në një kohë që realizimi i pjesëmarrjes në votimet shqiptare edhe i pjesës së emigrantëve, ishte një nga zotimet e kyeministrit në detyrë Edi Rama, përgjatë periudhës kohore të fushatës zgjedhore 2013. Këtë shkrim po e bëj jo më si gazetar po si një ish aktiv i PS në Greqi për shumë vite, si ish zëdhënësi i saj dhe më vjen keq që emigrantët po trajtohen pas kaq shumë vitesh si dele vetëm për t’u mjelë. Edhe pse kanë kaluar 44 muaj, prezenca e tij në emigracion ka qenë pothuajse zero, duke theksuar se kjo çështje kërkon mbi të gjitha një unitet dhe solidaritet politik si dhe një administrim mbarë kombëtar në lidhje me vendet ku kanë emigruar shqiptarët. Për këtë, nga shteti shqiptar kërkohet një politikë konkrete, duke lënë mënjanë mashtrimet dhe premtimet. Premtimi i Ramës më 2013 nuk është se i befasoi emigrantët, pasi premtime të kësaj natyre ishin dhënë edhe nga të tjerë, duke i kujtuar se në politikë çdo gjë është kalimtare. Zgjedhjet e 2017 kanë indinjuar pjesën më të madhe të emigrantëve pasi më 2013 ishin 80 mijë vota të emigrantëve që sollën në qeveri këtë parti, që më pas nuk mbajti asnjë premtim ndaj tyre. Kreu i kësaj partie dhe njëkohësisht kryeministër në fushatën elektoriale të 2013 shpalosi në platformën e kësaj strukture 10 premtime, të cilat fatkeqësisht mbeten të tilla në letër. Sot Rama nuk ka fytyrë të vi në Greqi, sepse gjatë mandatit të tij si kryeministër nuk bëri asgjë për emigrantët në Greqi, ndërsa sot me patupërsinë më të madhe u kërkon votën emigrantëve. Nga biseda bërë me emigrantë mëson se jo vetëm janë të indinjuar, por as që nuk duan të ndigjojnë më për të shkuar për të votuar, pasi zhgënjimi është tej i madh.

Rama u premton përsëri emigrantëve
Më 28 maj të këtij viti Rama në komunikim javor u është drejtuar përsëri emigrantëve : “E di që ka nga ju që na kanë votuar në 2013 dhe thonë duhet të ishte bërë edhe kjo, edhe kjo po edhe kjo tjetra. Kemi bërë gjithçka kemi mundur, e di që mbetet edhe shumë për të bërë, por ama ju kemi dhënë provën se dimë të bëjmë shtet” tha zoti Rama. “Mos harroni që në 44 muaj nuk mund të bëhej çka nuk u bë në çerek shekulli. Nuk dua të justifikohem para jush për asgjë skemi bërë dot, por dua t’ju siguroj se do të bëjmë të gjitha ato që duhen nëse na mbështesni duke na ndihmuar me votën tuaj mua dhe PS duke pasur më shumë pushtet, jo për veten, por duke bërë më shumë për Shqipërinë që duam të gjithë”. Rama me anën e deputeteve të tij përsëri me të njëjtën strategji u premton përsëri emigrantëve, po me një ndryshim se këta radhë ai nuk ka kurajon që t’i shikoj këta drejtë e në sy. Ai i ka gënjyer dhe mashtruar komunitetin e emigrantëve në Greqi. Ai i përdori votat e tij dhe u tall më në fund me emigrantët. Por nga ana tjetër pritet se pjesa më e madhe e emigrantëve as që do të marrin mundimin për të shkuar e votuar në Shqipëri, pasi këta sipas premtimit të “Ramës -1”, duhet që emigrantët shqiptar të votonin në Greqi, njëllojë siç votojnë komunitetet e tjera të emigrantëve. Por…

Të votohet përsëri Rilindja me Ramën?! 
Rama kërkon votën përsëri emigrantëve, ku katër vite më parë u premtoi se pranë RTSH do të kishte një program të veçantë dhe apostafat për emigracion, por edhe këtë premtim më “banal” pa asnjë kosto nuk e realizoi dot. Rama u kërkon votën emigrantëve në një kohë kur i mashtroi me premtimin se në konsullatat tona do të punësoheshin edhe emigrantë, përkundrazi punësoi njerëzit e tij, duke mos anashkaluar edhe ambasadoren tonë në Greqi znj. Ardiana Hobdari ( kushërira e ministrit Bushati). Rama e bëri këtë premtim pasi në Greqi çdo vit mbarojnë studimet e larta për dipllomaci dhjetra emigrantë, por deri më sot nuk është punësuar asnjë, aq sa edhe portieri qe hap porten vjen nga Shqipëria. Ende vazhdojnë të përballen me burokracinë dhe korrupsionin nëpër ambasadat e konsullatat e mbushura me militantë, dhëndurë e farefis të partisë në pushtet. Rama u kërkon votën emigrantëve në një kohë kur Shqiptarëve në emigrim, nuk u njihen kontributet për pension dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, dhe vazhdojnë të diskriminohen vetëm për faktin se kryeministri nuk di se ç’nxjerr nga goja në përçartjet e tija pseudonacionaliste. Emigrantët në Greqi i kujtojnë kryeministrit premtimet që ka bërë për njohjen e kontributeve shëndetësore për pensione etj. Rama u kërkon përsëri votën emigrantëve në një kohë kur edhe në Shqipëri nuk ka mbajtur premtimet e bëra më 2013, si: ulja e çmimeve të shportës, ulja e çmimit të energjisë elektrike, shëndetësia falas, anulimin e koncesioneve të qeverisë Berisha, heqja e taksës së qarkullimit për bujqësinë dhë bërjen e çmimit të naftës për këtë sektor në 13 lekë si dhe mbyllja e lojërave të fatit. Rama dhe përsëri Rama u kërkon votën emigrantëve se me të ardhur në qeveri do të ngrinte një qender kulturore në Greqi, por edhe këtë premtim nuk e mbajti. Në një vend demokratik emigrantët do të gëzonin të drejtën e votës në vendin ku punojnë e jetojnë, aq sa edhe zëri i tyre të dëgjohet, dhe vota e tyre duhet të numërohet. Por fatkeqësisht emigrantët shqiptarët nuk i gëzojnë këto të drejta pasi në krye të qeverisë janë njerëz që u mungon vullneti politik, por janë të aftë të gënjëjnë dhe të mashtrojnë sa herë që duan në kohën dhe momentin e duhur. Kjo më mirë se kushdo i përshtatet kryeministrit tonë i cili di të justifikohet edhe kur kritikohet për të metat në punën e tij. Emigracioni shqiptar në Greqi nëse do që të mos mbetet peng i politikës dhe në skllavëri duhet të mos votojnë Edi Ramën në këto zgjedhje, gjithashtu duhet që tu bëj thirrje familjeve të tyre për që të mos ta votojnë atë. Nëse duhet që ky vend të ecë përpara dhe të jenë vetë pjesëmarrës në jetën politike duhet të mos votojnë këtë njeri, të mos votojnë Rilindjen për ti dhënë fund të keqes premtimeve ndaj emigrantëve. Rama këtë herë nuk duhet votuar pasi nuk realizoi dhe as kërkoi falje për premtimin se do të hapte 300 mijë vende pune, duke u justifikuar se vende pune ka sa të duash, po shqiptarët nuk duan të punojnë. Rama këtë herë nuk duhet votuar pasi mashtroi në shumë mnyra rreth 1 milion qytetarë që punojnë dhe jetojnë jashtë territorit shqiptar, duke faktuar se për të interesi i vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo t’u shërbejë edhe emigrantëve. Përse duhet ta votojmë Ramën, kur mashtroi përsëri në votimet e 2015 për pushtetin vendor, kur emigrantët mbetën “prapa listës” dhe këta si gjithmonë e justifikuan mosmbajtjen e premtimit për mospasje kohe të qeverisë, nga që ishte në mes të mandatit. Rama nuk duhet votuar sepse pas 44 muajve ende nuk po u kërkon ndjesë emigrantëve shqiptarë për talljen dhe fyerjen publike që u ka bërë në përgjithësi. Përse ta votojmë Rilindjen me në krye Ramën për brockullat dhe premtimet e 2013, se: “Iku koha kur emigrantët ndjehen jetim. Tashmë çdonjëri prej tyre mund të votojë në vendet ku jetojnë ku tashmë gëzojnë të drejtën të zgjedhin dhe të zgjidhen. Vendimi i sotëm i qeverisë u jep fund praktikave të deritanishme të mbushjes së autobusëve me emigrantë votues nga shtetet fqinjë”

Sa për kujtesë! Premtimi i Sekretarit të Emigracionit në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë (10 qershor 2013): “Siç e shihni, ne premtimet tona i kthejmë në realitet, edhe kur jemi në opozitë. Partia Socialiste është e vetmja forcë politike në Shqipëri, e cila ka punuar dhe punon për emigrantët shqiptarë edhe në opozitë. Kjo nuk është një çështje elektorale ku ju, pasi të votoni, ne do t’iu themi thjesht: “Faleminderit!”. Jo! Partia Socialiste do të jetë në krahun tuaj që në ditën e parë të mandatit qeverisë, do të zgjidhim çdo problem tuajin duke nisur nga çelja e konsullatës shqiptare në Igumenicë, që ju të mos udhëtoni qindra kilometra deri në Janinë. Qeverisja e pas 23 qershorit do t’iu mundësojë ushtrimin e të drejtës së votës në vendet ku jetoni, pa krijuar kaosin e lëvizjeve duke iu shkëputur. Ju do të jeni aksionerë në qeverinë e Rilindjes kombëtare”.

Në Selanik, më 1.11.2014
Së pari, duhet të marrë fund diskriminimi i votës së emigrantëve, të cilët nuk duhet të lëvizin më nga shtetet ku ata jetojnë për të shprehur vullnetin e tyre për qeverinë që drejton vendin amë. Emigrantët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në shtetet ku ata jetojnë” (premtim i harruar)

Së dyti, qeveria socialiste do të zgjidhë problematikën e pensioneve te emigranteve. Gjithë këto vite punë në emigracion nuk mund të shumëzohen me zero, kur emigrantet do rikthehen në atdhe, ne do ta bëjmë realitet njohjen e kontributeve tuaja shoqërore në Greqi përmes një marrëveshjeje, e cila tashmë ka “përfunduar”. (Akoma as nuk kanë filluar negociatat me palën greke).

Së treti, “Shërbimi diplomatik”. Ne do t’ia heqim nga duart miqve dhe familjarëve të kryeministrit, ministrave apo deputetëve. “Shërbimi diplomatik” do të vihet në funksion të emigrantëve” dhe kush mund ta bëjë këtë më mirë se ju, që e njihni emigracionin, askush”. ( Asnjë lëvizje Stafi i shërbimit diplomatik është ende 100% i pandryshuar)!?

Së katërti, ne do të zgjidhim problematikën e toponimeve dhe sinjalet janë shumë pozitive nga diskutimet me qeverinë greke. …….(çështja akoma jo e plotë, madje edhe e pafilluar) !?

Së pesti, “TVSH 2” do të kthehet nga një mjet mediatik që propagandon vetëm Saliun dhe Jozefinën në ekranin edukues për fëmijët e emigrantëve, duke ndërtuar një program që promovon kulturën, traditën dhe historinë e Shqipërisë, në mënyrë që fëmijët tuaj të ruajnë identitetin kombëtar”. (Asnjë sinjal, madje tani TVSH-ja është kanali më i pa frekuentuar nga emigrantët)!?

Vallë kaq budallenjë na bëjnë këta njerëz dhe duhet që t’i votojmë përsëri, në zgjedhjet e së dielës do t’u kërkohej emigrantëve ta bëjnë sërish një sakrificë të tillë. A e meriton përsëri këtë sakrifice të madhe Rilindja? Si emigrant dhe ish njeri aktiv i PS në Greqi, në rolin e sekretarit dhe të zëdhënësit të saj, u bëj thirrje emigrantëve që të mos votojnë Edi Ramën bashkë me të dhe Rilindjen, gjithashtu u bëj thirrje nënave tona dhe baballarëve që të ndahen njëherë e përgjithmonë nga e keqja, nga Edi Rama, duke mos votuar Rilindjen, pasi kjo sot nuk asgjë të përbashkët me socialistët e vertetë. 
Sigal