Në këto kushte fatkeqësie, i gjithë populli dhe partitë duhej të ishin të bashkuar

525
Sigal

Jeta  dhe veprimtaria e  servet tartarit, në 77 vjetorin e  lindjes, më 13 shkurt 2015

Njihet si publicist- shkrimtar dhe skenarist, një organizator i shumë aktiviteteve, me karakter historik, kulturor, sportiv, për figura të shquara të kombit tonë, si dhe shumë promovime librash. Me këtë rast (77-vjetorin), do të prekim disa momente të veçanta dhe më të spikaturat, pasi veprimtaria e tij është shumë e gjerë dhe në shumë fusha. Përveç shkrimeve të shumta ndër vite, sidomos tek gazeta Telegraf, është më e preferuara e tij, që nga dita e krijimit të kësaj gazete.

        Në këto dy dekada ka botuar disa libra:

–       “Bolena në sportin shqiptar”, botuar në vitin 1998. Në promovimin e këtij libri, vlen të theksojmë: Ishte një pjesëmarrje e madhe, ku në këtë promovim merrnin pjesë personalitet më të larta të sportit shqiptar. Mund të përmendim: zv. Ministri i i Rinisë dhe Kulturës, Kreshnik Tartari “Mjeshtër i Madh”, Prof. Dr. Miço Papadhopulli, President i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ismet Bellova “Mësuesi i Popullit”, si dhe një njohës gati në të gjitha sportet, si kuadro dhe komentator, Prof.Dr. Skënder Begeja, Prof. Dr. Zyber Konçi, që para disa ditësh ndërroj jetë (me këtë rast, ngushëllojmë familjen dhe të gjithë të afërtit. Ai la një histori të lavdishme, që do t’i vlejë të gjithë brezave), Prof. Dr. Shyqyri Rreli, Zihni Gjinali, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, i cili redaktoi edhe librin, Skënder Ibrahimi, Prof. Dr. Lluka Heqimi. Fatmir Mëneri, botues i Gazetës Sportive etj., e deri tek “Artisti i Popullit” Luftar Pajo, e shumë të tjerë. Është filmuar për gati 2 orë e 30 minuta, e shoqëruar edhe me shumë foto. Duhet theksuar, se në këtë libër bëhej fjalë për 40 sportistë të lindur dhe me orgjinë nga Bolena-Vlorë. Së shpejti do dalë edhe pjesa e dytë, ku bëhet fjalë edhe për 8 sportistë që kanë dalë pas vitit 1999. Një ngjarje e jashtëzakonshme, një fshat si Bolena, numërohen 48 sportistë.

–       “Në prushin e vëllazërimit”. Në këtë libër flitet për disa figura të

shquara të kombit tonë. Duke filluar që nga Prishtina e deri në Gjirokastër, me “Skulptorin e Popullit” Muntaz Dhrami e shumë të tjerë. Botuar në vitin 2004.

–       “Kujt t’i flas”, cikël me poezi, 2007

–       “Eriku në sytë tanë”, një libër për fëmijë,  2007.

–       “Legjenda Asim Aliko” “Hero i Popullit”,  2008.

–       Petrit Murzaku “ Krenaria e sportit Shqiptar”, 2010

–       “Bolena, mozaik drite” 2013

–       Servet Tartari, “Me zemër e mendje, në veprimtari dhe në kuvende” Prof. Dr. Hektor Veshi. 2013

–       “ Labëria në Kuvende” 2014.

Për botim, ka edhe 3-4 libra. Dy prej tyre mund të botohen brenda vitit 2015.

Skenarist i tre filmave dokumentar:

“ Bolenë trimja Bolenë’

“ Aty ku lindin kampionë

“Legjenda Murzaku

 

Z. Tartari, si një krijues i njohur, si do i komentonit momentet që keni përjetuar gjatë katastrofës natyrore, ku përfshiu shumë zona të përmbytura?

Ju faleminderit për pyetjen. Më këtë pyetje më prekët, aq më tepër për të dhënë edhe unë mendimin tim, pasi mosha jonë është shumë e ndjeshme, përpara çdo fatkeqësie jo vetëm natyrore, por edhe të gjendjes shpirtërore e njerëzore, të këtyre fatkeqësive. Më vjen keq kur në këto kushte fatkeqësie, i gjithë populli duhej të ishin të bashkuar, si një trup i vetëm, për të përballuar këto fatkeqësi natyrore, jo të ndarë e të përçarë. Pavarësisht diversitetit të mendimeve, këto situata përballohen duke qenë të gjithë bashkë. Populli i jonë ndër shekuj, kanë ndarë bashkë hidhërimet dhe gëzimet, sidomos nëpër luftëra, për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Nëse dikush “sulmon Shqipërinë”, si do luftohet ? Të majtët veç dhe të djathtët veç? Kjo luftë kurrë nuk fitohet, të ndarë dhe të përçarë, pavarësisht bindjeve politike dhe partiake. Kjo është një katastrofë natyrore, si e tillë, të gjithë duhet të jemi bashkë për të përballuar situatat e për të ndihmuar e shpëtuar ata që  janë përfshirë nga vërshimet e lumenjve, që ka përmbytur hektar të tërë, si dhe bagëtitë, që janë jeta e popullit. Nuk pati humbje njerëzish dhe ky është një fat, pasi jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë. Ajo që më dëshpëron dhe më shqetëson është mos komunikimi dhe koordinimi i veprimeve të politikanëve tanë, për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore nga shpërthimi i lumenjve dhe vërshimet e ujërave, ka prekur të gjithë popullin. Aty nuk janë mbytur veç të majtët dhe veç të djathtë, pasi ujërat nuk i njohin kush është i majtë apo kush është i djathtë. Prandaj ç’do fatkeqësi natyrore, ashtu si edhe tërmeti (larg qoftë) përballohen duke qenë të gjithë tok. Para disa vitesh, kur u përmbyt Shkodra, bëra një shkrim të titulluar: “Katastrofa natyrore dhe humori politik, u botua në disa gazeta. Si për koincidencë, kështu ndodhi edhe kësaj radhe. Megjithëse jam në një moshë të thyer, me mendje dhe zemër jam pranë atyre fatkeqëve dhe dhembjen e ndiej edhe kur jam në shtrat. Zoti na ndihmoftë, që të mos kemi fatkeqësi të tjera!

  Albert ZHOLI