Lili Gjidodaj: Po pres Babagjyshin e Vitit të Ri të më sjellë dhuratën poshtë pemës…

753
Eh, ç’mund të flasësh për të, ajo është e ëmbël, e dashur, edukuar, e bukur, seksi, por mbi të gjitha e talentuar dhe me një timbër zëri të veçantë, ku ka mahnitur sa herë me projektet e saja dhe duhet thëne se e kemi fjalën për këngëtaren simpatike me zë të veçantë Lili Gjidodaj. Vetëm timbri i zërit të saj e dallon nga këngëtaret e tjera. Lili ka pak ditë që ka sjellë klipin e ri me titull “Vetes” një këngë kjo që këngëtarja ia ka kushtuar vetes së saj. Në një intervistë për gazetën Telegraf Lili flet për realizimin e këtij projekti, gjithashtu Lili flet dhe për jetën e saj jashtë skenës ku ajo performon, marrëdhëniet me djali dhe nga kush pret ajo dhuratë për Vitin e Ri. Lili Gjidodaj është një ndër këngëtaret më të kërkuar në për gëzime familjare si dasma, fejesa por dhe nëpër koncerte të ndryshme në të gjithë Diasporën, Evropën dhe në të gjithë Shqipërinë. Por për të zbuluar më shumë kuriozitete nga jeta e artistes Lili ne ju ftojmë të lexoni intervistën e përgatitur . 

Çfarë është gjëja e parë që bëni sapo zgjoheni në mëngjes? 
Sapo hap sytë kthehem në krahun tjetër dhe…gjumë {qesh} Ritualet e mëngjesit ose thjesht dal të pi kafe në lagje. Pa kafe s’më del gjumi. Si të gjithë njerëzit normalë. Si një ditë e një zonje, punët e shtëpisë angazhimet e ditës, ndonjë kafe me shoqërinë nëse s’përtoj të dal, kuptohet. 

Ke pak ditë që keni sjellë klipin me titullin “Vetes” Me sa kuptohet është këngë që ia kushtoni vetes. Pse ? 
Unë bëj dhurata, por nuk pres (edhe nuk marr) jo se s’më pëlqejnë {qesh} ia bëra dhuratë vetes pra. 

Cili është mesazhi që Lili ka dashur të përcjellë me këtë këngë? 
Duajeni jetën gjithçka për rreth, por pa nënvlerësuar veten !!! 

Çfarë i thotë vetes Lili shpesh herë?
Edhe pse them “s’bëj më mirë”, pas pesë minutash e harroj këtë thënie. 

Kur i keni thënë për herë të fundit vetes “Mjaft më Lili!”? 
Ah! Jo unë kur them, mjaft është mjaft, e kursej këtë fjalë, sepse në jetën time s’kam dëmtuar asnjëherë askënd. 

Kur i keni thënë vetes: “Mjaf Lili s’do këndosh më se u lodhe”? 
Shpesh them s’do këndoj më klubeve, por nuk kam pasuri të patundshme dhe ekonomi që të rri pa punë kështu që duhet të punoj. 

Lili një këngëtare live prej 22 vitesh, sa e vështirë është sot për të pasur sukses në këtë drejtim? 
Gjithmonë ka bërryla në çfarë do lloj profesioni, në çdo lloj arti, jam rritur e privilegjuar, pasi kam qenë e vetmja këngëtare femër në Ansamblin “Puka” pas Gjeneratës së Dava Gjergjit dhe Vitore Rushës etj… Dhe kjo në moshën 14 vjeçare e deri 18!!! 

Sipas jush sa profesionalizëm ka mbetur në këtë profesion ?
Punë ka po s’ka profesionistë. Të flasim seriozisht konkurrenca është e madhe. Dikush s’di por shet shumë mirë, dikush di por s’di të shesë. Profesionalizëm ka, sepse çdo gjë është më e lehtë, më e gatshme, por duke qenë se evoluon për mirë, evoluon edhe për keq (e përgjithshmja ) 

Cili është talenti juaj sekret? 
Vdes të modifikoj rrobat e mia sido të jenë do ve dorë në to. 

Cila është dhurata e fundit që ti ke marrë ? 
Pres Dt 25 “Krishtlindjet” nëse jam sjellë mirë gjatë vitit babagjyshi do me sjell dhuratë dhe do e gjej poshtë pemës . 

Të kthehemi pak te Lili si mami, si është ? 
Shumë e dashur dhe tolerante më tepër se duhet , nëse im birë do të luaj … le të kthej çdo gjë përmbys mjafton që ai të gëzoj. 

Sa kohë kalon me djalin ?
Kur jam në Shqipëri gjithë kohën përveç gjumit. Ai fle, unë punoj. Pjesa tjetër është koha e tij.

Cili është sekreti më i vyer që ke mësuar deri tani ? 
Që jeta është e shkurtër dhe duhet ta jetojmë në mënyrën më të mirë jo ta çojmë dëm. 

Gjëja më e guximshme që keni bërë deri tani?
Kam hyrë mes thikave për të ndarë dy djem, të cilët s’i njihja fare dhe sinqerisht nuk ishte e lehtë të ishe e guximshme, por unë jam motra e dikujt dhe mendova si për vëllanë tim. Uroj që të njëjtën gjë të bëj çdo femër. Ta mendojë sikur po zihet vëllai i saj dhe të ndërhyjë për të qetësuar gjendjen.

Era Çela


Sigal