Myqerem Tafaj uron 8 Dhjetorin: Ditë historike në historinë moderne të Shqipërisë

547
Gëzuar 8 Dhjetorin, ditën historike të fillimit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, të udhëhequr nga Azem Hajdari, për përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri!

Kjo është Ditë historike në historinë moderne të Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare. 

Ndryshe nga vendet e tjera ish komuniste, merita historike e përmbysjes së komunizmit, themelimit të Partisë së parë antikomuniste, Partisë Demokratike, si dhe vendosjes së demokracisë shqiptare, i takon studentëve dhepedagogëve të universiteteve të Tiranës. 

Mirënjohje dhe respekt për gjithë studentët dhe pedagogët e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90! 

Edhe sot, pas 27 vitesh, Shqipëria, demokracia dhe politika shqiptare kanë nevojë jetike për kontributin e studentëve dhe intelektualëve të vendit, si bërthama e shtresës së mesme të shoqërisë, e cila është garant i të ardhmes së demokracisë në cdo vend të lirë.
Sigal