FOTO/ Lajme të këqija nga moti, rikthehen stuhitë dhe dëbora. Ja zonat e rrezikuara

710
Këtë fundjavë pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut. Paraditja e së shtunës dhe pjesa e parë e ditës së diel do të shoqërohen me mot të vranët dhe reshje shiu kryesisht në pjesën veriore dhe verilindore të vendit.
Ndërsa gjatë javës së ardhshme i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe bore.
Parashikimi i motit

Reshjet në vend
Sot pasdite pritet fillimi i reshjeve kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Kukësit.
Nesër pritet që reshjet të përfshijnë gjithë vendin dhe do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark)

Reshje dëbore në zonat malore.

Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 °C / 12 °C
në vendet malore: 2 °C / 6 °C.
Era
Sot pasdite do të fryjë e lehtë dhe nesër do të arrijë deri mesatare në bregdet.


Sigal