Lidhja ime me Hermesin është reale, përputhemi edhe në shtrat

1131
Sigal

Personazh/ Flet për “Telegraf”, balerina dhe modelja e njohur, Anxhelina Lalaj: Dashuria, kjo është pika më e fortë

Fejesa “live” në ekran e Hermes Nikaj, i njohur me epitetin simpatik si “Zogu i Tiranës”, ka qenë një ndër ngjarjet me të komentuara të vitit që lamë pas. Anxhelina Lalaj, modelja 21-vjeçare, është vajza që ka rrëmbyer zemrën e prezantuesit te programit të mëngjesit në TV Klan. Natyrisht që kanë marrë shumë urime nga miqtë, por për të gjithë mosbesuesit vetë Anxhelina tregon për vërtetësinë e kësaj historie, pas njohjes në eventet e modës. Për më tepër, ju ftojmë të lexoni intervistën e mëposhtme!

-Si ndodhi që morët vendimin për t’u fejuar publikisht?
Gjithçka erdhi krejt natyrshëm. Nuk mund të themi që ishte fejesë, por më saktë kurorëzimi i lidhjes tonë, pra duke e bërë publike lidhjen. Kjo ishte një zgjedhja jona duke qenë se Hermes është pjesë e medias Klan dhe prezantues në “Aldo Morning”, programi i mëngjesit në TV Klan . Hermesi kishte folur për mua në programin ku ai bën pjesë dhe mbetej vetëm që publiku të njihej me pamjen time.

-Ku jeni njohur me Hermesin dhe çfarë të tërheq tek ai?

Me Hermesin njihemi prej vitesh nga shoqëria e përbashkët dhe prej 1 viti jemi në një lidhje. Tek ai më tërheq gjithçka, në radhë të parë emri firmato (markë e njohur) dhe shumë cilësi të tjera që ai ka, si zgjuarsia, çiltërsia dhe i përkushtuar në gjithçka.

-Me pak fjalë, është një mashkull i kompletuar, po në shtrat sa përputheni?

 (qesh) Mirë edhe në shtrat, sigurisht që përputhemi

-E sheh Hermesin si bashkëshortin tënd?
Për momentin është ende herët të flasim për martesë, pasi preferojmë t`ia lemë gjithçka kohës. Si fillim kemi plan të bashkëjetojmë, pastaj duke parë e duke bërë.

-Po familja jote si e priti këtë vendim?
Shumë mirë, pasi ishin në dijeni të kësaj lidhjeje. Hermes rrjedh nga një familje e lartë artistësh dhe është një djalë me zemër të madhe.

-Cila është pika më e fortë e marrëdhënies tuaj?
-Dashuria, kjo është pika më e fortë .

-Një përkufizim për dashurinë?
Dashuria ?! Një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme. Është një emër që të bën ta duash më shumë se vetveten. Dhe lumturia vjen bashkë me dashurinë.

-Tre kënaqësi ?
Moda, shopping e udhëtimet

-Çfarë ju bezdis më tepër ?
Trafiku, boritë e makinave, higjiena dhe parregullsia në komunitet në hedhjen e mbeturinave dhe në kulturën vetjake që ka individi.

-Së fundmi keni publikuar edhe shërbimin tuaj më të fundit fotografik …
Po, i cili mban vulën e fotografit të mirënjohur Fani Aliko. Ky servis fotografik u realizua në ambientet e qendrës tregtare TEG. Për veshjet dhe grimin u kujdes Senida Divintari, Sali Alushi & motrat e mrekullueshme Gjermeni.

-Cilat janë planet e mëtejshme në lidhje me botën e spektaklit ?
Modelingu është një ndër to, pasi setet e fotove i adhuroj ndërsa planet e tjera nuk mund ti veçoj ende pa i realizuar.

-Tashmë jeni në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të lidhjes tuaj me Hermesin. Sa ju prekin thashethemet ?
Thashethemet në momentin e parë prekin këdo dhe janë të pranueshme, mendoj unë .

-A ekziston xhelozia në lidhjen tuaj ?
Xhelozia është e pranishme dhe reciproke, sepse në rastin konkret të dy i përkasim skenës, publikut dhe ata janë pjesë e jetës tonë .

-Çfarë duhet për një jetë me dashuri ?
Kjo është shumë e thjeshtë, të japësh dashuri pa fund.

-Një koment për të gjithë fansat tuaj …
Do të më pëlqente ti quaja dashamirës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme që na jepni. Jeni forca më e madhe e çdo artisti. Përqafime të sinqerta nga Anxhelina & Hermes!

Nga Albert Z. Zholi