Jennifer Lopez rikthehet në krahët e Casper Smart

534
Jennifer Lopez dhe Casper Smart janë rikthyer bashkë sërish të lumtur.Këngëtarja dhe koreografi u fotografuan në një takim sekret teksa darkonin mbrëmjen e së premtes në restorant “Craig’s” në Hollywood. Çifti u përpoq të mos binte në sy ndërkohë që u larguan nga restoranti me makinën e 28 vjeçarit. Jennifer dhe Casper u ndanë qershorin e kaluar por romanca e tyre duket se ka rifilluar këtë verë që kur u panë bashkë në ditëlindjen e 46 vjeçares.
Sigal