James Bond, Beyoncé mund të këndojë në siglën e hapjes se filmit te ri

547
Beyoncé mund të jetë interpretuesja e siglës së filmit të James Bond. Duke cituar një burim, popstari duket se është në tratativa me producentët e filmit, i cili pritet të dalë në 2019 dhe që për tani është i vetmi projekt në të cilin këngëtarja duket e interesuar’. Për të tjerat, 35 vjeçarja amerikane duket se është shumë e impenjuar me binjakët e saj Rumi dhe Sir, të cilët kanë lindur në qershor.
Këngët e fundit të sagës së James Bond, ‘Skyfall’ e Adele dhe ‘Writing’s on the Wall të Sam Smith, kanë pasur një përgjigje shumë të mirë për kritikën dhe producentët e filmit të ri të sagës kinematografike janë të vendosur të kërkojnë një hit të ri i cili mund të rrisë shitjen.

Gjithmonë sipas disa burimeve të Daily Mail, Adele duket se ka diskutuar me Beyonce sesi karriera e saj është rritur së tepërmi pasi këndoi ‘Skyfall’, kënga e filmit të 2012.

Vendimi për të zgjedhur këngëtaren amerikane duket se ka ardhur pas konfirmimit zyrtar të Daniel Craig në rolin e 007 më të famshëm në botë.

Aktori anglez, i ftuar në ‘The late show with Stephen Combert’, ka pranuar që do të jetë hera e fundit që të shfaqet nën petkun e James Bond: “Kemi diskutuar për muaj të tërë rreth kësaj gjëje, për t’i sistemuar gjërat dhe në fund gjithmonë kam dashur të kthehem. Kisha nevojë për një pauzë. Mezi pres ta mbyll më së miri këtë film”. Craig është shfaqur në katër filma të sagës së njohur respektivisht. “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” e “Spectre”.

Ndër të tjera Jay-Z, bashkëshorti i Beyonce, zbulon në një intervistë për Rap Radar arsyen se përse vendosën së bashku me këngëtaren ti quanin Rumi dhe Sir binjakët. ‘Rumi’ është emri i poetit tonë të preferuar dhe vendosëm për këtë arsye ta quajmë kështu vajzën tonë. ‘Sir’ erdhi ne jetë në mënyrë natyrale, duke sjellë edhe emrin e tij me vete’, thotë Jay-z.
Sigal