Pas 56 vitesh karrierë, mbi 200 filma nën emrin e tij Jackie Chan më në fund fiton një OSCAR

497
Sigal

Babai i Jackie Chan dikur e pyeste atë vazhdimisht
përse pas çmimeve të shumta, të cilat i kishte marrë në mbarë botën, ai ende
nuk ishte vlerësuar me një Oscar. Ai përgjigjej thjesht me një përqeshje: “Ha,
ha, ha. Babi unë bëj vetëm filma aksion komedi.” Kjo ishte një pjesë e fjalimi
që Chan, 62vjeç, mbajti në fundjavë gjatë Governors Awards. Me mbi 200 filma
nën emrin e tij, gjatë një karriere 56vjeçare, Chan mori statujën e tij të artë
plotësisht të merituar. Ai zbuloi se 23 vite më parë ai ishte takuar me
Sylvester Stallone dhe kishte parë Oscarin e tij dhe, që nga ai moment, nisi ta
ëndërronte edhe vet një të tillë. Kur më në fund Presidentja e Academy Awards,
Cheryl Boone Isaacs e mori në telefon, ai e pyeti: A je e sigurtë? Oscari atij
iu nda nga bashkaktori në filmin “Rush Hour”, Chris Tucker, aktorja Michelle
Yeoh dhe legjenda Tom Hanks, i cili e quajti “Jackie ‘Chantastic’ Chan”. Nuk
kishte si të mungonte në fjalimin e tij edhe një dedikim për fansat. Chan i
falenderoi duke pranuar se ata janë arsyeja përse ai vazhdon të bëjë filma, duke
u hedhur nga dritaret, duke goditur e grushtuar e duke thyer kockat.