Situata në burgje, reagon Manjani: Do hapet burg i ri në Shkodër, në fillim të vitit tjetër

406
Sigal

Vitin tjetër, një burg i ri do të hapet në Shkodër.

Deklaratën
e ka bërë sot ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një lidhje telefonike për
emisionin “Njerëz në Fokus”.

Duke
pranuar se në burgje ka mbipopullim, ai tha se gjykatat duhet të përdorin më
shumë variantet alternative të ndëshkimi penal, pra jo me burgim.

I
pyetur për mundësinë e burgjeve të hapura, Manjani tha se më parë duhet të
krijojmë më shumë kushte në burgjet e mbyllura.

Ndërsa
pyetjes: “A do të ketë amnisti këtë vit”, ministri iu përgjigj
se po bëhet një analizë paraprake. Sipas Manjanit, amnistia nuk e zgjidh
problemin e mbipopullimit.